Shuma marramendëse që Mariah Carey fiton çdo fundviti me këngën e saj të Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mbretëresha e Krishtlindjeve” duket se po del nga gjumi i dimërimit me publikimin e një edicioni special të këngës së saj të njohur.

Kënga e saj e famshme “All I Want for Christmas Is You” ngjitet çdo vit në vend të parë të hiteve më të dëgjuara edhe pse është publikuar prej 16 vjetësh.

Prandaj është e logjikshme që dhe këngëtarja e saj Mariah të vjelë frytet e honorareve, duke mos pasur nevoje per shume dhurata Krishtlindjesh.

Rrjeti Celebrity Net Worth llogarit se këngëtarja fiton nga 600 000 deri në 1 milionë dollarë çdo fundviti prej këngës që përdoret në spote e reklama të ndryshme.

52-vjeçarja përfiton gjithashtu mijëra dollarë çdo vit nga shitjet online të muzikës së saj.

Sipas llogaritjeve të Business Insider, deri në vitin 2018, kënga “All I Want for Christmas Is You” i ka sjellë Mariah rreth $60 milionë që prej publikimit të parë.

Mariah, e cila është nënë e dy binjakëve Moroccan e Monroe, ka një pasuri neto rreth 300 milionë dollarë.

Sivjet në një tjetër këngë klasike të Krishtlindjeve apo do të publikojë hitin “Fall In Love At Christmas” në bashkëpunim me këngëtarët Khalid dhe këngëtarin e koreve kishtare Kirk Franklin.

Por megjithë milionat e arkëtuara “AlI Want for Christmas Is You” llogaritet si kënga më e mbi-vlerësuar pertej atributeve te saj, ashtu si hiti tjetër “Pogues’ Fairytale of New York”.

Të fundit

Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, si renditen partitë

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo...

Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Kosova votoi për përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë, por pjesëmarrja ishte më e ulët se pritej. Dy milionë qytetarë ishin thirrur për...

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje...

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Lajme të tjera

Web TV