Merkel bën paralajmërimin: Jemi në valën e katërt të pandemisë, merreni seriozisht këtë virus të pabesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta me pandeminë ishte një ndër sfidat kryesore të Angela Merkel gjatë qeverisjes së saj, por edhe në video-mesazhin e saj të fundit si kancelare ajo e ka vendosur theksin tek COVID-19 duke u bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

”Ne jemi në mes të kësaj vale të katërt të pandemisë në një situatë shumë të rëndë dhe në disa rajone të vendit gjendja mund të quhet dramatike. Merreni seriozisht këtë virus të pabesë. Secili prej tyre lë pas familje apo miq, të shtangur dhe të pafuqishëm. Kjo është veçanërisht e hidhur sepse mund të shmanget me vaksina efektive dhe të sigurta”, kërkoi ajo.

Merkel falënderoi të gjithë ata që kanë respektuar masat anti-COVID, teksa theksoi se pandemia munc të kalohet vetëm me përpjekjen e të gjithë qytetarëve së bashku.

“Ata përbëjnë shumicën dërrmuese në vendin tonë. Ata tregojnë çdo ditë shpirtin qytetar që është kaq i mrekullueshëm për vendin tonë dhe pa të cilin asnjë kancelar apo qeveri nuk mund të arrijë asgjë. Javët e vështira që vijnë mund të kapërcehen vetëm me një përpjekje të përbashkët”, tha Merkel.

Merkel largohet nga detyra javën e ardhshme dhe do të pasohet si kancelar nga Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD). Scholz do të udhëheqë një koalicion trepalësh me të gjelbrit dhe FDP.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV