“Çfarë tradhtie!”/ Bomba në makinë, zbulohet kush tentoi të vriste presidentin turk Rexhep Taip Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat turke kanë dhënë detaje të reja për tentativën e dështuar të eleminimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.

Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.

“Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet”, deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të tij, duke iu referuar militantëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë.

Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Da deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.

Korrespondentja e televizionit izraelit I24News raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve Kurd.

Të fundit

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Robert De Niro zbulon rregullin e tij nr.1 të prindërimit në moshën 81 vjeçare

Aktori legjendar Robert De Niro, 81 vjeç, ka ndarë një nga këshillat më të ndjera për prindërimin, teksa rrit vajzën e tij 2-vjeçare, Gia,...

“A rrezikon mandati yt nga rinumërimi”? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas vendimit për rinumërimin e votave në këtë...

Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

David French dhe Megan K. Stack shpjegojnë pse premtimet e shumta të Trump për të përfunduar konfliktin “për 24 orë” ishin thjesht fantazi. Pas një...

Lajme të tjera

Web TV