Rama në SHBA/ Shkolla e Miçiganit vjen në Shqipëri, projekte të përbashkëta  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kanë firmosur një marrëveshje partneriteti me Universitetin e Miçiganit. Gjatë muajve në vijim, një trupë pedagogjike e MSU do të vizitojnë Shqipërinë për të punuar me universitetet tona.

Studentët që kanë dëshirë për të studiuar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit mund të qëndrojnë edhe në Shqipëri për të kryer studimet, pasi mes dy vendeve Shqipëri-Miçigan është firmosur një marrëveshje partneriteti në fushën e arsimit. Kjo do të frenojë edhe lëvizjen e studentëve drejt SHBA-së për të kryer studimet me programe e projekte të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ishte në Universitetin e Miçiganit ku edhe u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Drejtuesja e Programeve Ndërkombëtare të Universitetit, i cili shënon dhe nisjen zyrtare të këtij partneriteti, në fushën e arsimit. “Një urë e re bashkëpunimi u vendos në rrugën e hapjes së universiteteve shqiptare ndaj universiteteve ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, të cilat do t’u mundësojnë të rejave e të rinjve shqiptarë, studime të nivelit të lartë pa u larguar domosdoshmërisht nga Shqipëria”, tha Rama. Sipas Ramës, memorandumi me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehi mi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan. Më pas, kryeministri vizitoi mjediset e Universitetit Shtetëror të Miçiganit, një hapësirë moderne e dijes, me një arkitekturë tejet të veçantë, në funksionimin e së cilës, teknologjia bashkëkohore luan një rol të rëndësishëm. Pjesëtarë të trupës pedagogjike të Universitetit, falënderuan kryeministrin Rama për vizitën dhe gjithashtu për hapat që u hodhën në zyrtarizimin e bashkëpunimit. “Falenderoj Kryeministrin që na erdhi dhe na vizitoi këtu në Universitetin Shtetëror të Miçiganit ku nënshkruam memorandumin që shënoi nisjen zyrtare të partneritetit midis MSU dhe Universiteteve shqiptare. Gjatë muajve në vijim, një trupë pedagogjike e MSU do të vizitojnë Shqipërinë për të punuar me universitetet tuaja. Nga thellësia e zemrës vlerësoj atë që ka bërë Kryeministri dhe atë që kanë bërë shqiptarët për të mbështetur stafin e studiuesve tanë nga Afganistani, që janë aktualisht në Shqipëri. Pres me padurim që t’ju shoh në Tiranë dhe të vijojmë me kapitullin tjetër të kësaj marrëdhënieje” , u shpreh një nga profesorët e trupës pedagogjike të Universitetit, i cili koordinon këtë proces. Kryeministri theksoi interesin që zgjoi ky bashkëpunim, i cili do të çele një perspektivë të re për universitetet shqiptare. “Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij Universiteti shumë të famshëm dhe prestigjoz të Shteteve të Bashkuara dhe Universitetit tonë të bujqësisë, por jo vetëm, dhe këtu jam bashkë me profesorin, i cili koordinon këtë proces. Faktikisht pasi kemi firmosur dhe një marrëveshje mirëkuptimi mes ministres dhe drejtueses së Programeve Ndërkombëtare të këtij Universiteti, ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi një vizitë pune për të parë se si do të ecim më tej, në mënyrë që t’i japim një forcë të re Universitetit tonë bujqësor dhe jo vetëm dhe të krijojmë një tjetër hapësirë për studentët tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe me cilësinë më të lartë që ofrojnë universitetet e huaja, përfshirë dhe universitetin e Miçiganit. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes Universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij Universiteti në Afganistan, të cilët ne i kemi strehuar në Shqipëri. E pra, në këtë mënyrë ne kemi hapur një derë të re me miq dhe partnerë të rinj, të cilët do të sjellin më shumë dije dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë”, u shpreh Rama në përfundim të vizitës së tij, në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Lexo edhe :  “Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

 

 

Të fundit

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Lajme të tjera

Web TV