Deklarata e fortë e Kreshnik Çollakut: 50 për qind e delegatëve kanë firmosur edhe për 11 edhe për 18 dhjetorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë një rrjedhë tjetër mbajtja e dy kuvendeve kombëtarë të Partisë Demokratike.

Të paktën sipas Kreshnik Çollakut, një deputet në kuvend dhe një nga zërat më aktivë të kësaj partie, gjysma e delegatëve të kuvendit do marrin pjesë edhe më 11 edhe më 18 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Çollaku tha se kjo është një situatë vërtetë delikate por kuvend i certifikuar është ai i datës 18. Më poshtë një pjesë e deklaratës së tij.

Zoti Çollaku çfarë pritet të sjellin dy kuvendet, ai që do mbahet të shtunën e 11 dhjetorit dhe ai që do mbahet të shtunën e 18 dhjetorit?

Deklarojnë nga njëra anë se janë mbledhur 5 mijë firma. Po ashtu nga informacionet që unë kam, edhe për datën 18 dhjetor ka 5 mijë firma. Ndërkohë janë 7 mijë delegatë.

Domethënë ju jeni duke thënë se të njëjtën persona kanë firmosur në masë për të marrë pjesë në të dy kuvendet?

Po. Sipas të dhënave rreth 50 për qind kanë firmosur në të dyja listat. Si ta zgjidhim ne këtë situatë?

A do t’i publikoni emrat e delegatëve?

Besoj do publikohen. Po.

Po si zgjidhet kjo situatë?

Po hë pra si zgjidhet kjo?

Po kjo nuk e bën të pa vlefshëm 11-ën?

Është vullnet i qenësishëm por që ky vullnet të materializohet në vendimmarrje të ligjshme, ka institucione të partisë që kanë detyrimin që të sanksionojnë këtë veprimtari. Çfarë thotë detyrimi? Të shpërndahen mandatet. Mandati nuk është një letër që botohet në çdo shtypshkronjë. Mandati ka numër serie, ka vulë partie. Nuk është çështje e procedurës së vulës. Mandati lëshohet nga institucioni i partisë. Partia i verifikon. Pra atë vullnet të firmëtarëve që kërkojnë kuvend të jashtëzakonshëm, ose që kërkojnë edhe shkarkimin e Bashës por që të bëhet ky vullnet legjitim duhet të përputhet me procedurën e partisë. Në të kundërt nëse ky vullnet nuk materializohet kush është garancia që ata 1500 që janë ata apo disa të tjerë?

Lexo edhe :  Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?

 

 

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV