“8 Dhjetori”/ Ambasada e SHBA: Nderime për studentët që rrëzuan një prej regjimeve më mizore të Evropës, jemi krah popullit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë përkujton përmes një mesazhi në “Facebook” Lëvizjen Studentore të 31 viteve më parë, që rrëzoi regjimin komunist.

Ambasada shkruan se studentët guximtarë të 8 Dhjetorit 1990 protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV