Aksidentohet tek ‘Policia’ një grua, dyshohet nga një gazetare e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ndërsa autori nuk është ndaluar ende nga policia. Sipas informacioneve zyrtare, më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ., 63 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin. Por janë burime policore që bëjnë me dije se kalimtarët e rastit kanë identifikuar drejtuesen e mjetit që ka aksidentuar gruan. Të dhënat flasin për një gazetare e cila dyshohet se është larguar nga paniku nga vendi i ngjarjes. Deri në këto momente, mësohet se nuk është bërë dorëzimi dhe as ndalimi i saj ndërsa bëhet me dije se dyshimet e para bien mbi shtetasen I.B., një emër i njohur i medias.

Burime spitalore tregojnë se gruaja e plagosur ka marrë ndihmën e parë në spital dhe se mjekët kanë bërë me dije se ka dalë nga gjendja e rrezikut. Tashmë priten të dhënat policore për ndalimin e personit që ka aksidentuar të moshuarën. Policia bëri me dije se kërkimet po vijojnë për ndalimin e personit që e shkaktoi aksidentin. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV