Braçe kritikon ashpër deputetët për maskat: Do përfundojmë në rrugë pa krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një akt normativ në fuqi i qeverisë, parashikon që qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura, në kuadër të masave kundër covid19.

E vërteta është se në radhë të parë janë vetë deputetët dhe ministrat që nuk e zbatojnë këtë masë, duke dhënë një shembull skandaloz për qytetarët.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër kolegët e tij, për papërgjegjshmërinë e lartë në zbatimin e masave. Braçe tha se koronavirusi mposhtet me disiplinë, por zyrtarët e lartë të shtetit po japin mesazhin e gabuar.

“Çfarë po bëjmë ne këtu bashkë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur. Pse t’u kërkojmë qyetarëve të mbajnë maska, kur këtu në sallën e Kuvendit, përcillet mesazhi shumë qartë: nuk ka rrezik, nuk duhet të mbajmë maska. Në vendet fqinje maskat po mbahen edhe në ambiente të hapura. Çfarë mesazhi po përcillni. Puthuni, përqafohuni, lidhuni, mos mbani maska. Këtë mesazh po japim”, tha Erion Braçe.

Ish-zv.kryeministri paralajmëroi se një mbyllje tjetër do të ishte asfiksuese për ekonominë shqiptare.

“Buxheti i vitit 2022 është tavani i hapësirës fiskale që kemi. Çdo rrezik që do t’i vijë ekonomisë nga pandemia, do na fusë në rrugë pa krye. Deri sot ka paguar qeveria, por do vijë momenti që këto do të jenë më të shtrenjta, për shkak të pamundësisë. Çfarë duhet të bëjmë? Të vinë të na vendosin gjoba për maskat?. Si mund të dalim ne jashtë, a kemi moral”, tha Erion Braçe.

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV