Aksion i policisë në Tiranë/ Kapet grupi që trafikonte droga të forta, në pranga 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka ndërmarrë një aksion blic në zonën e autostradës Tiranë-Durrës, duke goditur një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, kokainë.

Sipas informacioneve, aksioni lidhet me goditjen e grupit që merrej për shitjen e lëndëve narkotike. Arrestimi i 4 personave është kryer në një nga banesat që ishin në pronësi të shtetasit Elton Tafa. Ai njihet si person me precedent penal, për vjedhje automjetesh, armëmbajtje pa leje.

Persona të tjerë të arrestuar janë Egzon Murataj, Mhill Boja dhe Gerrard (Ervin) Kaçi.

Aksioni i policisë është kryer në lagjen e banuar të Autostradës, te vendi që lidh me zonën e Treshit, prapa Ardenos. Policia ndërkohë sipas burimeve akoma nuk ka dalë me një komunikatë për këtë aksion të realizuar dhe se të ndaluarit po merren në pyetje në komisariati numër 6 të kryeqytetit.

Të fundit

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Lajme të tjera

Web TV