Përfundon numërimi/ Këshilli Kombëtar shkarkon nga funksionet Edi Palokën dhe disa nga anëtarët e kryesisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka.

Mësohet se nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme.

Të shkarkuarit janë:

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarët e kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ilegale, duke u kthyer kështu sipas tyre si një celulë e partisë. Gjithashtu, kryesia dhe Këshilli dënuan përdorimin ilegjitim sipas tyre të logos së partisë. Emrat e shkarkuar, pritet të zëvendësohet nga disa të tjerë.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ata nuk janë përjashtuar nga Partia Demokratike, por bëhet fjalë vetëm për shkarkime nga funksionet. Gjithashtu, në këtë mbledhje Këshilli, është miratuar edhe një rezolutë, e cila parashikon shpalljen nul të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, si dhe legjitim e legal atë të 18 dhjetorit të thërritur nga Partia Demokratike.

Të fundit

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV