Ruajini fëmijët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kujtim Kurti

 

Duke u kthyer nga mëmë – atë – dheu, vendosa të shkruaj si dikur për diçka që më ngeli mendja pas, ose siç më thotë një mik, don të gërricesh. Po, për këtë dua të gërricem.

Në vitet ‘90 kur çirresha me të shumtit për demokraci nuk më shkrepi dalldisja për anijet, ndjeja një zbrazëti në atë akt, një nxitim, kisha nje besim se intelektualizmi do ishte baza, po nuk ndjeja barbarinë ugurzezë kanibaleske, që filloi të ecte paralelisht me utopine idiote të Çeqeve të Bardhe.

Vendimmarrja duhej e menjëhershme.

Në të vërtetë, si kam pas pëlqyer premtimet the pritjet. Ëndrat jane vetëm ëndrra. Gënjeshtra dhe ëndrra janë shoqe. Nuk renda pas ëndrrave, paçka se shumë prej tyre i shtyja t’i rishikoja megjith që me kish dalë gjumi. Zgjedhja jo gjithmonë është rrezik aq më shumë kur fatin e kërkon vetë.

Ç’ka provova në jetë, vetë e zgjodha dhe kurrë s’u bëra pishman.

As kur u bëra pilot, as kur emigrova, as kur u bëra picamen, kamarier, pronar, manaxher, superintendent, as kur aplikoja për pilot airline e prisja pambarim, as kur fluturoja për qejf me miqtë në Cessna, as me Glider (avion pa motorr) ku ma kishin zili ata të aeroportit ç’i bëja atij avioni. Kudo kam gjetur veten. Nuk pranova t’i afrohesha dështimit.

E di se disa menduan që kisha lajthitur që vendosa të ikja kur pozicioni që kisha ishte i favorshëm për çdo gjë. Ika duke thënë një shprehje… Do të marrë nja dhjetë vjet të stabilizohen e të vihen gjërat në linjë,… unë s’kam kohë për atë pritje. Shoh një babezi ogurzeze të llahtarshme, që s’do njohë kufi!!!

Kur u ktheva pas 18 vjetësh, më kënaqi gjuha shqip që më kish munguar për shumë kohë, por s’më pëlqyen dialektet që zoteronin kudo kur mezi prisja t’i dëgjoja në qytetet e krahinat e tyre, ku aq shumë më kënaqnin. Më pëlqyen ndërtimet e reja, por jo ato pa sistem, pa rruge lidhëse, pa sinjale, pa hapësirë, pa frymë, pa dritë.

Nejse, kishte plot të mira.

Por kënaqësia universale është shoqëria, filluar që nga fëmijëria, e rritur në një sistem ku niveli i shoqërisë është pothuajse i barabartë, ku nuk njihesh babëzia ugurzezë që do shoqëronte kanibalizmin shoqëror.

Takon shoqërine, edhe pas një jete të tërë dhe fillon aty ku e ke lënë.

Megjithqë kishte kaluar dyfishi i kohës 10 vjet që pata thënë, miqve u thashë, që me çfarë shoh duhen edhe 10 vjet të tjerë. Pas 5 vjetësh, thash prap duhen 15, pa çuar asnjëhere në mend atë që thonë taksistat, që “ky vend s’do bohet nonji herë”.

Jo do bëhet, se asnjë vend në bote nuk është ç’bërë. Por do marrë shumë kohë.

Akoma s’jam futur në: “RUAJINI fëmijët”.

Kapitalizmi në çdo vend të botës ka ardhur me gjak, prandaj dhe u bënë ligje, jo llogje, ligje siç i kishim në aviacion, bëje se po se bëre vritesh, mos e bëj, se po e bëre vritesh.

Kapitalizmi aty erdhi me tallava e hurrah, kush është më batakxhi se para s’kish asnjeri që ta fillonte i pari rritjen e pasurisë.

Fitoi teoria të ç’vasim këtë që gjetëm se të tjerat vijnë vete. PRA FITOI REVOLUCIONI I HAJDUTËVE.

Kush ështe i humburi në këtë mes???

E dini ju e dini!!

Fëmijet, po, fëmijet e popullit!!

Unë u lodha, po i mblodha!

Për rreth i kam!

Më vjen keq për Ata që po ikin vetëm, kanë ikur vetëm e do të ikin vetëm.

Mashtruesit modern janë me të rrezikshëm se kanibalet e maleve që uzurpuan për vite. Mashtruesit modern po u bëjnë kënde lojrash për fëmijet me ngjyra pa asnjë mase sigurie si edhe jeta e tyre, apo kushte, ku pa të cilat fëmijet mund të çajne kafkën, ose të shkelën nga makinat, apo të gremisen në humnerë.

Lexo edhe :  Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë!

Këndet e lojrave i pashë që të jenë bërë ku mashtrimi është gjigand. Përpara ose në mes të bulevardit të madh, përpara ndonjë godine 100 katëshe ose parku i madh. Ja ç’bëjme ne për fmijet tuaj, ZOT NA RUAJ.

RUAJINI femijet nga trotuaret.

Qyteti s’ka trotuare për ta, s’ka për nënat shtatzëna, për pleqtë or invalidet apo karrocat e fëmijëve. Mashtruesave nuk u duhen, se shpitë e tyre po i ndërtojne në kodra!

RUAJINI fëmijet nëpër kryqezime se nuk ka shenja STOP, ku bota të heq lëkurën e kokës me gjoba po nuk ndalove.

RUAJINI fëmijet atje ku ka sinjalizime se lejohen të kalojne në të njejten kohë makinat dhe këmbësorët.

RUAJINI fëmijët ku ka policë, se ata që bejne gara, karshillëk makinash, lëvizje me shpejtesi zakonisht zhvillohen ku ka më shumë policë.

RUAJINI fëmijet nga frutat, se aty ku shiten frutat hidhen plehrat.

RUAJINI fëmijët nga veshët, se po s’u bëri dem muzika gjatë natës nga klubet, mund t’u vijë dëmi nga makinat dhe motoret që garojne se kush mund ta zgjojë më shumë qytetin ata apo minaret e këmbanat e kishës.

RUAJINI femijet nga kanalet, jo nga Lana. Se Lana përveç erës së urinë apo qelbësirës, s’ka ndonjë rrezik.

Këto ditë fëmijet me bluza të kryqit të kuq tek fusha e basketbollit në parkun e vëllezerve Frashëri bënin një shovv për disa italiane e bashkiakas që u bënin shenja fëmijeve mbrapa kurrizit të të huajve, që të ishin më të gjallë në veprimet e tyre.

Ironi në mes të dites në mes të sheshit

Një natë po në atë fushe po luhej e dëgjohej zhurmë rreth ores 02.00. thashe me vete: mos po luanin vellezerit Frashëri (ç’nuk bën vaki), po jo, ishin disa të dehur. Pse jo, fusha është publike, e perdoreshme në çdo orë.

RUAJINI fëmijët të mos lozin në kende lojrash pasi erret, është e rrezikeshme, bota nuk e praktikon këte, bile ngaqe janë frikacakë jo vetëm që i kanë të rrethuara me hekura po edhe i mbyllin me çelës sa erret.

RUAJINI fëmijët nga mashtruesit modern që kanë dështuar në vende të tjera e kthehen si atdhetarë, marrin pushtet e praktikojnë maskarallëkun si të moralshëm.

RUAJINI fëmijët të mos bejnë foto me këta pjella, se kur të rriten do u vij ndot se kush i ka prekur, Pervert politik ose social.

RUAJINI fëmijët nga televizori ku gjithë diten shfaqen vetëm bythë e fytyra të shfytyruara ngë botokset, reklamime të imazheve se po jetojnë në parajse ku shumica e tyre edhe pse i kanë shpitë tek blloku i ndejnë brekët në ballkone.

RUAJINI femijët nga malarja, humoristike, histerike – POLITIKE.

RUAJINI fëmijët nga epidemia, mashtrim.

Mashtrimi në fakt nga vendet e zhvilluara ka lindur edhe këtu ku jam unë, por fëmijet janë në një sistem që të mos kenë kontakt me mashtrimin deri sa të jenë zotë të vetes. I mësojn çfarë është mashtrimi që të dijnë të mbrohen.

RUAJINI fëmijet nga shplarja e trurit, që të mos u ndodh si disave që vazhdojnë të ndjekin fantazmat gjëmëbërese të atij vendi që duan të ringjallen përseri pas shkatërrimeve katastrofike për 20 vjet.

RUAJINI fëmijet nga idiotesia arrogante e UN -IT, Njëshit. Njëshi është ZERO e fyl. Nuk ka njësh që s’ka kaluar në diktatorizëm.

RUAJINI fëmijët që të mos thonë shprehjen magjike shqiptare, E-DI , E-DI , kur s’dinë asgjë!

RUAJINI fëmijet nga përtacia për të punuar apo përtacia për t’u ankuar kur s’ka punë. Pensioni i prindërve nuk do jetë i përjetshem për t’i suportuar ata!

Nuk di ç’bëhet nëpër shkolla apo ambiente të tjera, këto janë të dukshmet që ndjeva në këto 3 javë.

RUAJINI FËMIJET.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV