Polici hyn i dehur me makinën në oborr dhe plagos pronarin e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv FNSH-së ka humbur kontrollin e motorit të tij si pasojë e gjendjes së dehur duke përfunduar në oborrin e një shtëpie në Fier.

41-vjeçari, Paulin Shpani, pasi ka hyrë  në oborr është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, Soni Meço, duke e plagosur në gishtin e dorës. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:  Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për...

Frika nga Rusia, Gjermania planifikon shtim të bunkerëve

Gjermania po bën plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve të papërshkueshme nga bombat, ka thënë zyrtari më...

Mitaj, Shehu dhe Hysaj, tri lajmet e mira që morëm! Sylvinho, sytë nga Muçi!

Reflektime pas ndeshjes me Serbinë nga Fjala.al: 1. Mario Mitaj me siguri që brenda 3 vitesh do të jetë kapiteni i ardhshëm i kombëtares. Mbrojtësi...

Fitim Zekthi: Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza e tyre është kulturore

Është duke u diskutuar gjerësisht gjendja e opozitës në Shqipëri pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Gati çdo ditë diskutimi kryesor politik në vend...

Mashtrimi me emrin e Postës Shqiptare: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes...

Lajme të tjera

Web TV