Spartak Ngjela: Berisha ka edhe 1800 ushtarakë rusë në Shqipëri, por nuk e merr dot selinë e PD!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela komenton mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në selinë e PD nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në “Facebook”, Ngjela ngre disa pyetje lidhur me faktin se pse nuk e mori selinë blu Berisha, ndërsa shton se “Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut”.

Mes të tjerash, në postimin e tij avokati thekson se “E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë. Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë”!

Postimi i avokat Ngjelës:

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë ?
Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.
Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?
E dini pse?
Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.
Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?

Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?
Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?
E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.
Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!
Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?
Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.
Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?
Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.
Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?
Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.
Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por...

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV