Universiteti Medhetar i Shqipërisë i akordoi sot titullin “Honors Causa”, Prof.Dr. Ivo Josipovic, Presidentit të Kroacisë (2010-2015), një personaliteti shumë dimensional me kontribute të mëdha në politikë, jurisprudence, muzikë.
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, njëkohësisht edhe rekomandues i tituullit vlerësoi figurën e ish presidentit të Kroacisë. “Ivo Josipović është shembulli më i mirë i intelektualit, artistit dhe njeriut politik të angazhuar. Një intelektual, i cili nuk e konsideron veten si të shkëputur nga komuniteti por pjesë integrale e tij. Një artist, i cili nuk i shikon të tjerët nga maja në të cilën gjendet por i ndihmon ata të ngjiten vetë me mundin e tyre drejt majave. Një politikan, i cili mision të jetës së tij ka shërbimin ndaj njerëzve të thjeshtë duke qëndruar besnik ndaj parimeve të tij”, u shpreh Angjeli. Ai shtoi se z. Ivo Josipovic ka qenë gjithmonë një figure politike e moderuar në një ambjent politik gati gati toksik si ky i rajonit tonë ku toleranca, repsektimi i mendimit ndryshe, mos stereotipizimi negativ i “TJETRIT” jo gjithmonë konsiderohen rezultative.” E megjithatë Ivo, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, i ka qëndruar besnik këtyre vlerave duke demonstruar se në politikë mund të jesh i suksesshëm edhe duke zgjedhur rrugën më të vështirë. Atë të ndershmërisë, të integritetit dhe të modestisë”, tha Angjeli.
Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë dy ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Z.Alfred Moisiu e Z.Bujar Nishani, Presdidenti Aktual i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi si dhe Politikanë të njohur: Mimi Kodheli e Damian Gjiknuri dhe ambasadorë. Ceremoninë e hapi Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici,i cili theksoi se në kohën kur ishte në krye të shtetit, Presidenti kroat, ka insistuar vazhdimisht për temën e pajtimit dhe bashkëpunimit në vendet e Ballkanit perëndimor. Vlerësime për kontributin në politikë, por edhe në art e mësimdhënie ish presidenti i Kroacisë, mori edhe nga Prof. Dr, Vasil Tole, Anëtar i Akademisë së Shkencave. Ivo Josipovic u diplomua në Universitetin e Zagrebit për Shkenca Juridike dhe kreu studime në Max-Planck Institute në Freiburg dhe Hamburg, Institutin e Shkencave të Kriminologjisë ne Graz, në Yale University etj. Ai vazhdon të kontribuojë në Universitetin e Zagrebit, si Profesor i Procedurës Penale dhe i së Drejtës Penale Ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, e cila vazhdon akoma, ka botuar një sërë librash dhe artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit të tij. Ka lektoruar në shumë Universitete prestigjoze si Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Vjenës në Austri, Yale University në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Romës në Itali, Universiteti i Beogradit në Serbi, London School of Economics në Mbretërinë e Bashkuar.