Ç’po ndodh me shqiptarët? Në Shqipëri dhe Kosovë zhdëpin në dru fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy raste të dhunimit të fëmijëve nga edukatoret e çerdheve, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, janë denoncuar brenda dy ditëve të fundit.

Tepelenë

Kështu, në kopshtin e fëmijëve të qytetit të Tepelenës, është dhunuar një fëmijë, nëna  e të cilit e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbë në fytyrë.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor, ajo është denoncuar ditën e djeshme në emisionin ‘Stop’.

Pas ngjarjes nëna e fëmijës, shkon në Bashkinë e Tepelenës, pasi ky institucion ka në varësi çerdhen. Bashkia ngriti një komision dhe u vendos pushimi nga puna i edukatores.Sipas dyshimeve të nënës, është përgjegjësja e ushqimit të çerdhes, zonja Shpresa Meta ajo që ka goditur fëmijën e saj, pasi kjo e fundit është shfaqur papritur në shtëpinë e prindit dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq këtë histori.

Nga ana e saj, edukatorja kur pyetet nga gazetarja edukatorja Shpresa e mohon të ketë ushtruar dhunë. Ndërsa pritet që Bashkia e Tepelenës të ngrejë një komision të dytë për ngjarjen.

Prishtinë

Gjithashtu, edhe në Kosovë, është denoncuar një rast kur edukatorja e kopshtit të fëmijëve “Cambridge Kids” në Prishtinë dhunoi para dy ditësh një fëmijë 1-vjeç.

Reagimi i institucioneve ishte më i ashpër, ku edukatorja u përjashtua nga puna dhe më pas u arrestua.Më datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftoi zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

Nga ana e saj, edukatorja e kopshtit, Razije Musa, ka reaguar duke thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës, por thjesht i ka tërhequr vërejtje.Të dyja rastet tregojnë gjendjen e rëndë në kopshte dhe çerdhet e Shqipërisë dhe Kosovës, ky fëmijët bien pre e dhunës së fëmijëve./Fjala.al/

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV