Përplasja Berisha-Basha, PD nis “luftën e bravave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e shtunë do të jetë betejë mes shifrave, nëse grupimi Basha do të arrijë të ketë kourumin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa, Berisha në të gjithë Shqipërinë do të bëjë referendumin me anëtarësinë për të “vulosur” shkarkimin e Bashës si kryetar. Disa seli të PD-së në rrethe po mbyllen me dry, me qëllim që të mos zhvillohet nisma e Berishës.

Ditën e shtunë, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. 18 dhjetori është një sfidë për  Bashën sa i takon pjësëmarrjes së anëtarësisë. Deri më tani grupimi Basha pretendon se ka grumbulluar 5259 firma të anëtarëve që shprehin dëshirën për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Kjo do të jetë sfidë e shifrave. Por më 18 dhjetor nuk do të jetë vetëm lufta e shifrave, më 18 dhjetor ish lideri i demokratëve është përgatitur për të bërë referendumin për rikonfirmuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor. Ndërsa Basha do e mbaj të shtunën, është kujdesur që të fillojë “luftën e brarave”. Ai ka nisur që ditën e djeshme të mbyllë selitë e Partisë Demokratike nëpër rrethe. Ditën e enjte janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën. Demokratët që mbështesin Berishën i bënë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” e Bashës, pasi dega nuk është pronë private. Selisë së PD në Elbasan i është ndërruar brava. Ky fakt është denoncuar edhe nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili është mbështetës i Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Boçi thotë se urdhri për mbyljen e derës ka ardhur ‘nga lart’, teksa shton se anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendumin e 18 dhjetorit. “Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga nëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin”, shkruan Boçi. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Akil Kraja tha se të gjendur para kësaj situate, do të merren ambiente të reja për mbajtjen e referendumit që kërkon të ratifikojë shkarkimin e Bashës nga delegatët në Kuvendin e 11 dhjetorit. Megjithatë zyrtarë të degëve në këto rrethe që janë në detyrë dhe nuk janë shkarkuar nga Basha si ata që mbështetën hapur Kuvendin e Berishën, thonë se portat hyrëse në degë nuk janë mbyllur prej tyre.

Lexo edhe :  Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve që disa seli të PD, në qytete të ndryshme janë mbyllur dhe u është vënë dryni. Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka vulë apo bravë që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve. “Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Rithemelimi i PD, gjykata regjistron çështjen për statutin e ri

Një ditë pas dorëzimit të kërkesës nga Komisioni i Rithemelimit të PD, për ndryshimet statutore të vendosura në Kuvendin e mbajtur nga Sali Berisha, gjykata njofton regjistrimin e çështjes, dhe thekson se mbetet në pritje për t’ju nënshtruar procesit të shortimit. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë për regjistrim statutin e ri. Bëhet fjalë për ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit, po ashtu edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka depozituar në gjykatë statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik. Të dyja palët kërkojnë miratimin e statuteve të dorëzuara, por do të jetë gjykata ajo që do të caktojë se cili është legjitim. Çështja do të gjykohet nga gjykatësi Agron Zhukri. “Nisur nga interesimi juaj, ju bëj me dije se ditën e djeshme, datë 15.12.2021, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar”. Çështja është regjistruar dhe në pritje për t’ju nënshtruar proçesit të shortimit pranë kësaj gjykate”, thuhet në deklaratën e Rithemelimit të Partisë Demokratike.

SHBA i përgjigjet Berishës “Nga 200 shpallje non grata, asnjëra nuk është tërhequr”

Ambasada Amerikane në Tiranë i dha dje një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Teksa ish-kryeministri Berisha kërkoi në Kuvendin e PD të 11 dhjetorit që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, ambasada e SHBA nxori dje tabelën me numrin e të shpallurve “non grata”, duke u shprehur se për asnjërin prej tyre nuk është kthyer mbrapsht vendimi. Ndërsa thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, ambasada amerikane shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës. Kujtojmë se ditën e mërkurë, duke iu përgjigjur zëdhënësit të DASH, Berisha tha se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, pasi sipas tij, është formë e pastër e bullizmit diplomatik. Duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha tha se ambasadorja kërcënoi anëtarët e PD me shprehjen e Enver Hoxhës, duke e konsideruar një ofendim kolektiv që meriton ndjesë publike.

 

 

 

 

Të fundit

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër...

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Lajme të tjera

Web TV