Jaço i AmCham-Doganave: Të hiqen çmimet e referencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia mes Doganave dhe Biznesit në Shqipëri, për vitin 2020 është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë mbledhjes së sotme të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Katër ishin çështjet më të diskutuara gjatë këtij forumi të përbashkët: çmimet e referencës, vlerat doganore dhe praktikat për zbritjet e çmimit, rivlerësimet doganore dhe mungesa e aksesit në llogarinë e tatimpaguesit në doganë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i AmCham Enio Jaço veçoi çështjen e listës së referencës sipas të cilit është përmirësuar, por që duhet hequr si praktikë. “Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje, ajo e listës së referencës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësime. Ky ligj është përmirësuar për arsye të punës së Doganës, udhëzimeve që kanë kryer, por ka ardhur koha që kjo praktikë të eleminohet, pasi është primitive. Dëshiroj që të gjithë të kontribuojmë për këtë çështje, për të gjetur zgjidhje specifike”- tha z. Jaçe.

Alketa Uruçi, nga AmbCham gjithashtu shtoi se, kemi një vazhdimësi bashkëpunimi me doganat, por kemi edhe problematika, si ajo e çmimit te referencave, dhe këto zbatohen edhe me Shba, dhe Kanada që janë vend pa informalitet. “Kodi doganor ka disa alternativa për përcaktimin e çmimit, siç është vlera e trasaksionit. Do ishte mirë që Dogana të japë një sqarim pse nuk zbatohen metodat e tjera, por shkohet direkt te çmimet e referencës. Po ashtu duhet te adaptohen të dhënat, nuk behet referenca për shëmbull për mineralet me çmimet e bursës.”- tha Uruçi. Sipas saj, bizneset nuk kanë akses në trasaksionet me Doganën. “Kërkojmë trasparencë. Ka anëtar që ankohen që nuk vjen njoftim për rivlërsimin por merren direkt nga llogaritë e biznesit.”-tha Uruçi. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën audit në dogana dhe në raport lihen udhëzime për biznesin.Ajo shtoi, se nuk është e drejtë që për zhdoganime konform ligjit, doganat të vlersojnë biznesin. :Subjektet janë ankuar që ka vonesa në kontroll, dhe në skanim raportohet që vonesat jane 2 deri në 3 orë. Kalimi i mallrave në kufi dhe kur zhdoganohen, biznesit i kërkohet që të dorëzojë një deklaratë në sistem për të dhënat e mallit që zhdoganohet, por sistemi nuk i ruan të dhënat dhe kjo procedurë dubet të ndiqet dy herë, me kosto shtesë për biznesin.”-përfundoi ajo.

Lexo edhe :  Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Gjatë fjalës së tij, kreu i Doganave Shqiptare, Gjon Bardhi tha se, viti që lamë pas ishte i vështirë për të gjithë, ku pati ndikime të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në jetën tonë, por edhe në aktivitetin e sipërmarrjeve tuaja. “Shumë biznese u preken nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, por edhe ne si Administratë Doganore patëm dëmtime të mjediseve tona, por me një menaxhim të shpejtë arritëm që puna dhe shërbimi ndaj biznesit të mos ndërpritej për asnjë moment. Roli i sipërmarrjes është konsideruar si një “motor” zhvillimi në ekonominë e vendit, ndërkohë që Qeveria një ndër prioritetet kryesore ka krijimin e një klime të favorshme për biznesin. Në këtë pikë roli i Administratës Doganone është mjaft i rëndësishëm dhe kyç në këtë klimë.”- tha Bardhi.

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV