Opinioni në Turqi është shokuar pas publikimit të pamjeve, ku shihet një arsimtar i matematikës në një shkollë në Ortakioy të Aksaray-it duke goditur pamëshirshëm një nxënës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një arsimtare ndërhyn për ta shpëtuar nxënësin e gjorë, që rrihej brutalisht nga arsimtari në korridor të shkollës, transmeton Telegrafi.
Aksaray’da, Ali Rıza Y. adlı sözde öğretmen, ders esnasında koridora çıkardığı öğrencisini döverken… Bu öğretmen değil insan hiç değil… Yazıklar olsun… #cokusdonemi pic.twitter.com/QGTdghKwos
— Who? (@who98408150) December 22, 2021
Pas publikimit të pamjeve arsimtari është shkarkuar dhe ndaj tij pritet të fillojnë hetimet. E nga zhurma e madhe e shuplakave, arsimtarët e tjerë dalin në korridor për të parë se çfarë po ndodhë dhe për t’i dalë në ndihmë djaloshit.
Siç raportojnë mediat turke, ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 14 dhjetor, kurse pamjet janë publikuar mbrëmë. Lidhur me këtë veprim kanë reaguar ashpër kolegët e arsimtarit të identifikuar si Ali Riza Y.