Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchetti.
Pretenca u dha nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim.
Kujtojmë që 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje e cila është zvarritur në kohë.
Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.