Rama denoncon gjyqtaren: Ka bllokuar projektin, SPAK ta thërrasë sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar në një konferencë me gazetarët një gjyqtare që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndërtimin e qendrës kombëtare të fëmijëve.

Rama tha se pasi është bërë projekti dhe janë marrë të dhënat e pronës, gjyqtarja ka bërë sigurim padie për një subjekt privat që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet. Ai theksoi se të gjitha këto veprime janë kryer nga gjykatësja vetëm një javë para se ajo të largohet nga detyra. Rama deklaroi se SPAK duhet ta thërrasë atë sot ndërsa shtoi se për raste të tilla flagrante nuk duhet pritur hetimi për të merret vendim drastik.

“Sot pasi kemi hyrë në një proces të ri kombëtar për pastrimin që po vazhdon përditë. Duam të krijojmë një sistem i cili pastaj funksionon vetë. Dëgjojmë shumë që thonë se duhet të tregohemi më të ashpër. Për këto masa ne kemi nevojë të flasim më shumë se në emër të shumicës. Duam të dimë çfarë mendon se gjithë shtëpia.

Është një kuvendim që nuk është detyrues për askënd. Nuk është imponues për asgjë. Është një odë e madhe shqiptare që duam ta kthejmë në institucion të marrëdhënieve mes nesh dhe shqiptarëve. Kemi një temë tjetër ku kemi hasur problematikë. Problematika është se nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kaluar vettingun por marrin vendime të paligjshme duhet të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë. Kemi pasur disa raste flagrante në kohë.

Që nga rastet e dënimit të mostrave që kanë tronditur shoqërinë. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve. Përcaktojmë vendin. Te ish garda. Marrim të dhënat e pronës., Prona është e shtetit, Bëjmë projektin. Në momentin kur ne jemi gati të fillojmë punën na del që një gjykatës ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet.

Kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga detyra. Ajo duhet të thirret nga SPAK sot dhe jo nesër. Këta njerëz duhet të shkojnë në gjyq sepse kanë grabitur njerëzit. A duhet që ne ta shtyjmë përpara nismë që këta të pezullohen automatikisht. Fillojnë hetimet dhe kjo fillon pafund. Nëse shtëpia e përbashkët thotë që duhet të shkojmë përpara, ne nuk jemi thjesht një shumicë relative, por jemi shqiptarët”, tha Edi Rama.

Të fundit

Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në moshën 53-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, Carles Minarro u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Barcelonës. Ai iu...

KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë,ja si mund të verifikoni emrin tuaj

Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Nëse procesi i...

Media amerikane citon Linda Ramën: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit

“Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese...

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e tij janë në ankth dhe...

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ajo e ka denoncuar sistemin fiskal të Shqipërisë si më të rëndin në rajon, duke e cilësuar si një strukturë që favorizon një pakicë...

Lajme të tjera

Web TV