Hiqen kufizimet për natën e ndërrimit të viteve/ Brataj: Në 4 janar vendoset GreenPass-i

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se pasojat e festave të fundvitit do të shihen në mesin e muajit janar kur pritet të rriten edhe infektimet.

Megjithëse në Shqipëri u konfirmua varianti i ri i Covid-19, Omicron, Komiteti Ekspertëve vendosi që në natën e ndërrimit të viteve të hiqen kufizimet.

Sipas Bratajt, lehtësimi i këtyre masave edhe pse vjen për shkak të rritjes së imunizimit, infektimet do të jenë të pranishme në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që bëri të ditur se më 4 janar do të aplikohet edhe GreenPass-i që tregon nëse jeni vaksinuar ndaj COVID-19 dhe që u lejon të merrni shërbimet e caktuara në subjekte private por edhe institucionet shtetërore.

Duke parë edhe eksperiencën e vitit të kaluar dhe duke parë se sa shqiptarët e duan këtë festë, u mendua që në 31 shumë prej nesh do ta gjenin mënyrën për ta festuar. Ndoshta edhe në lokale jo të përshtatshme. Apo në ambiente më të përshtatshme, u mendua që për natën e festave të jenë të lirë ta organizojnë sepse është e ardhja e emigrantëve, sigurisht vijnë nga vendet ku prania e Omicron duhet të jetë më e madhe, por ndodhemi edhe në një situatë më të mirë se vitin e kaluar ku numri i të imunizuarve është më i madh si nga ana natyrale dhe artificiale përmes vaksinimit”, ka theksuar Brataj për Top Channel.

Sa i përket mundësisë së rritjes së infektimeve si pasojë e grumbullimeve nga festat e fundvitit, Brataj theksoi se; “Kjo do ta japë efektin pas 2-3 javësh. Pra në 15-20 janar do të shohim një rritje, sigurisht asnjëherë si ato që kemi parë më parë

Shtetet evropiane kanë festat, që fillojnë nga sot në darkë deri në datë 6 janar janë disa festa, por edhe Shqipëria mori masa kufizuese që i dha mundësinë e kësaj feste fundvitit por në datën 4 janar do të futet greenpass-i, që ka qenë në Evropë por jo tek ne”, përfundon Brataj.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV