Bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë, 45-vjeçari i arrestuar sot i njohur për policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të dielë është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se i arrestuari, 45-vjeçari Bujar Leza nuk është emër i panjohur për policinë.

Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

Ai ndodhej në burg për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe atje iu komunikua edhe masa e re.

Po ashtu në nëntor të 2014 kanë tentuar të vrasin një person, por ngjarja nuk u finalizua.

Edhe në atë kohë Bujar Leza u përgjigj para drejtësisë për këtë vepër penale.

Ndërkohë Behar Sofia është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përshirë në trafikun e heroinës.

Për vrasjen e Sofisë më herët u arrestuan Ernejt Shyti, 24-vjeç dhe bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.

Të fundit

Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton! Shkruar nga Pamfleti

Nga Spartak Ngjela Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë. Që të kuptosh të tashmen historike...

Banka që prisnim prej 10 vitesh

Nga Fatos Çoçoli Më 25 janar 2025 doli për diskutim publik projektligji i qeverisë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit(https://www. konsultimipublik. gov. al/Konsultime/Detaje/ 817). Fillimisht, kjo...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi se lojtari i tyre Jelkiç...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Lajme të tjera

Web TV