Mbeti i vdekur bashkë me djalin 3 vjeç në aksidentin tragjik, identifikohet viktima. Gruaja rëndë te Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Identifikohet i riu që humbi jetën sot në aksidentin tragjik bashkë me të birin e mitur, ndërsa gruaja e tij lufton me vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete. Sipas BW,  fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit bashkë me nënën e tij. Mësohet se nëna e vogëlushit, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë. Ndreka raporton se çifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë me fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në aksident, duke u përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes goditja të jetë fatale. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’ që u përfshi nga flakët, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Po ashtu dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV