A do bëhen PS dhe PD bashkë për të hequr Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komsionit Qëndror Zgjedhor, Ilirian Celibashi, propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin e Dekriminalizimit për të shpallurit “non grata” por që janë të zgjedhur nga populli. Ndryshimet ligjore që mund të largojnë Berishën nga Parlamenti.  

Pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA, duket se politika do të vihet në lëvizje për të ndërhyrë në ligjin e dekriminalizimit, për tju ndaluar deputetëve të zgjedhur  të shpallur “non grata” të qëndrojnë në Kuvend. Ish-deputeti Tom Doshi u shall “non grata” nga amerikanët, por ai vijoji të ishte në Kuvendin e Shqipërisë. Me kërkesë të PD-së ai shkoi në Komisionin Qendror Zgjedhor, por nuk u arrit të “shkarkohej”. Doshi e mbylli kapitullin me dorëheqje, ndërsa Sali Berishën duket i pandalshëm. Edhe pse i është kërkuar dorëheqja, ai vijon të mbajë mandatin e tij në Parlament, duke mos u dorëzuar. Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë veprim siç bëri PD-ja me Doshin. Por që Berisha të largohet duhet konsensusi i PD-së dhe PS-së që ndryshimet të bëhen në ligjine Dekriminalizimit por edhe në Kodin Zgjedhor. A do të bëhet PD dhe PS bashkë për largimin e Berishës përfundimisht nga jeta politike? Kjo i ngelet kohës.

Celibashi

Idenë e ndryshimeve ligjore e ka hedhur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kreu i KQZ-së shprehet se nisma duhet amenduar për të shmangur interpretimet kur bëhet fjalë për ndërprerjen e mandatit. Ai është i mendimit se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje. Ai sugjeron ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet e debatet në zbatim. “Ndoshta disa përkufizime në lidhje me kushtet e ndalimit. Duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të mos jenë pjesë e diskutimeve apo interpretimeve, sipas interesit politik apo interesave të tjera”, shprehet Celibashi. Ligji i dekriminalizimit është cilësuar nga juristët si tepër i rëndë, por për drejtuesin e KQZ, efektet e tij kanë qenë pozitive. “Në tërësi, ky ligj ka justifikuar qëllimin edhe pse secili prej nesh ka kriticizmin e vet se sa proporcional është ky ligj për të pasur institucione përfaqësuese të pastra në kuptim të përbërjes së tij”, shtoi Celibashi. Debati për ndërprerjen e mandatit parlamentar të deputetëve të shpallur “non grata” nisi me rastin e Tom Doshit, kur PD i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve moskandidimin e tij në zgjedhjet e prillit të kaluar. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga anëtarja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj, por debati u mbyll me dorëheqjen e vetë kreut të Partisë Socialdemokrate.  E njëjta situatë tashmë është krijuar me Sali Berishën, por duket se pa një qartësim ligjor mbi këto raste, KQZ nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

“Non grata”/ Balla: Sali Berisha duhet të ndjekë shembullin e Tom Doshit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, theksoi se Partia Socialiste nuk bashkëpunon me partinë e Tom Doshit, ky i fundit i shpallur “non grata” nga SHBA. Balla tha se Doshi ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është më në Kuvend, ndërsa i bëri thirrje Sali Berishës, që të marrë shembullin e tij dhe të heqë dorë nga mandati i deputetit. “Unë nuk di që PS të ketë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Tom Doshit. Nuk di që në Kuvend të jetë prezent Doshi, i cili ka dhënë dorëheqjen. Ta bëjë dhe Berisha atë që bëri Doshi, të marrë modelin e tij dhe të bëjë të njëjtën gjë.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Bashkëpunim me Doshin? Ai nuk është as në Kuvend, as në Konferencën e Kryetarëve. Mendoj se Berisha duhet të mungojë përjetësisht në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla. Më tej, ai u pyet nga gazetarët se “Cila do të ishte dhurata e PS për 2022, drejtimi i PD nga Basha apo nga Berisha?”, duke u shprehur se ai nuk është Nostradamusi që të parashikojë kush mund të drejtojë Partinë Demokratike, por theksoi se viti 2022 duhet ta gjejë Sali Berishën në përballjen me drejtësinë dhe jashtë politikës e Kuvendit. “Ka ardhur koha të mendojmë çfarë duhet të bëjmë mirë për vendin. Jam krenar që viti 2021 po mbyllet me mijëra shtëpi të reja. Edhe në këto momente 153 familje në Kavajë po hyjnë në shtëpitë e tyre.

Jam shumë krenar që kemi arritur që dhurata e vitit të ri për këto familje të jetë hyrja në shtëpitë e reja. Nuk jam Nostradamusi dhe nuk parashikoj se kush do të jetë në krye të PD, por mendoj se politikanë që kanë 30 vite që i bëjnë dëm interesave të vendit, ka ardhur koha të largohen. Mendoj që do ishte mirë që viti 2022, që është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE, politikanët që i kanë bërë keq Shqipërisë nuk duhet të jenë më në tryezën e vendimmarrjes politike, ku Kuvendi është institucioni më i lartë. Kur SHBA i përcakton si persona që kanë kryer korrupsion të nivelit të lartë, mendoj se këta persona 2022 duhet t’i gjejë në përballjen e tyre me drejtësinë dhe jashtë politikës e jashtë Kuvendit”, theksoi ai.

Gjithashtu, Balla u pyet dhe për akuzat e Sali Berishës se në dosjen e “Toyota Yaris” është i përfshirë edhe Basha dhe nëse duhet të ndërhyjë drejtësia këtu, prej ku tha se “Unë jam fitues me Bashën në një gjyq penal dhe besoj nga të dhënat dhe argumentet e depozituara nga avokatët e mi kundër Bashës do të fitojmë edhe në nivelin e dytë, që merr dhe formë të prerë. Do interesohem deri në fund që Basha të paguajë penalitetin, që shkon në fondet e shtetit shqiptar. Duke qenë se Basha tani është nën akuzë nga Berisha, nëse Basha mendon se është i pafajshëm, duhet të kallëzojnë penalisht Berishën për shpifje në GJKKO. Kjo është një çështje që e ka marrë përgjigjen. Standardi që jam munduar unë të vendos ka qenë të shkoj në gjykatë. Sapo kam fituar dhe një gjyq tjetër me Strazimirin. Jam angazhuar që çdo qindarkë që do marr nga këto gjyqe, të shkojnë

Të fundit

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Lajme të tjera

Web TV