100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

 

Në publikimin mbi analizën e përmbushjes së zotimeve të Programit qeverisës 2021 -2025 në 100 ditët e para të qeverisë është paraqitur gjithë programi me zotimet dhe niveli i përmbushjes së tyre.

Programi qeverisës është i përmbledhur në 79 zotime gjithsej dhe i ndarë në 12 fusha veprimi sektoriale dhe politike.

Nga analiza e bërë në përballjen e zotimeve me realitetin e akteve ligjore të miratuara, me vendimet e Ministrave, me veprimet dhe punën në terren, si dhe nga informacioni dhe analiza e medias shikohet se:

  • 5% e zotimeve (32 zotime) nuk rezultojnë të ketë veprime ligjore apo zhvillime të njoftuara nga Ministritë që mbulojnë fushën respektive të veprimit;
  • 6% e zotimeve (40 zotime) rezultojnë se janë kryer veprime në terren, apo janë miratuar akte ligjore dhe nënligjore, si dhe njoftime nga media;
  • 9% e zotimeve (7 prej tyre) janë përmbushur në 100 ditët e para apo janë miratuar aktet nënligjore përkatëse për tu bërë të zbatueshme.

fushën e arsimit, gruas dhe rinisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 3 zotime rezultojnë të përmbyushura që në 100 ditët e para. Zotimet e realizuara prekin përfshirjen në programe mësimore të gjuhës angleze nga klasa e parë, si dhe klasat sportive. Zotimet që ende njoftohen veprime në progres janë ato që përfshijnë marrëveshjet e firmosura me shtete partnere për ndërveprim të universiteteve shqiptare me to.

fushën e shëndetësisë nga 9 zotime të programit rezulton se 6 zotime janë ende pa veprime, 2 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk kanë ende veprime të njoftuara/miratuara lidhen me inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi, sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive, mospërfundimi i vaksinimit të personave në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese shtator 2021 etj. Ndërkohë rezulton në progres fillimi i investimeve për spitale rajonalë. Një zotim tashmë konsiderohet i përmbushur dhe lidhet me rritjen deri 40% të pagës së mjekëve dhe infermierëve.

fushën e ekonomisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi. Zotimet që nuk duket se kanë veprime apo njoftime për zhvillime të reja në 100 ditët e para lidhen me mbështetjen konkrete të sipërmarrjes me fondet e premtuara, me rritjen e të ardhurës së disponuershme në duart e qytetarëve, etj. Ndërkohë, në progres shikohen se janë fond kreditimi prej 10 milionë Euro për manifakturën, ngritja e fashës me disa shkallë më shumë, duke e çuar tatimin 23% mbi pagën 250 mijë lekë/muaj etj.

fushën fiskale dhe buxhetore nga 7 zotime të programit rezulton se 3 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi dhe 1 zotim është i përmbushur. Zotimet pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi nga Ministria e Financave dhe AKSHII lidhet me paketën e inovacionit dhe IT. Zotime në progres konsiderohet përjashtimi nga taksat të biznesit të vogël deri në 2029, i cili mbetet të vërtetohet me kalimin e viteve. Zotimi i përmbushur që në 100 ditet e para është përjashtimi nga tatimi mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë.

fushën e mjedisit dhe turizmit nga 5 zotime, rezulton se 2 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 3 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre. Në mosveprime të politikave për të mbajtur zotimin për këtë sektor përmendim p.sh. mospatjen e asnjë njoftimi për paketën unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve. Ndër zotimet në progres verifikohen se është zotimi për reduktimin me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh.

fushën e bujqësisë nga 6 zotime, rezulton se 3 zotime nuk ka veprime apo njoftime, për 2 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre dhe 1 zotim verifikohet si i përmbushur. Zotim që ende nuk ka njoftime për zhvillime lidhet me Grantet 5.000 Euro për emigrantët që investojnë në agroturizëm. Në zotimin e përmbushur përfshihet lehtësitë fiskale për sektorin bujqësor.

Në fushën e energjisë nga 5 zotime, shihet se 4 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 1 zotim verifikohet se është në fazën e progresit. Zotime pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi mund të përmenden Vlora një qendër rajonale për gazin e lëngshëm natyror, nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MË. Në zotimin në progres zhvillimi përmenden dy investimet madhore me amerikanët, në Skavicë tjetrin në TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm.

fushën e infrastrukturës nga 8 zotime të programit rezulton se 2 zotime nuk ka njoftime për akte nënligjore apo veprime në terren, për 5 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk ka veprime përfshijnë brenda vitit 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit dhe ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë.

Lexo edhe :  Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

Ndër zotimet që janë në progres zhvillimi shihet si premtues zhvillimi te Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro dhe fillimi i veprimeve në aeroportin e Vlorës. Ndërkohë, konsiderohet si zotim i përmbushur që në 100 ditët e para fillimi i punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

fushën e politikës së jashtme dhe politikës sociale nga 14 zotime gjithsej, 3 i përkasin politikës së jashtme dhe shihet se janë në progres. Ndërsa 11 zotimet e tjera janë për politikat sociale, ku 3 zotime nuk shihet të ketë veprime, ndërsa për 8 zotime duket se janë në progres zhvillimi. Zotimet e politikës së jashtme në progres lidhen me lobimin për Kosovën, për Ballkanin e Hapur dhe për integrimin europian. Ndër politikat sociale, rezultojnë pa veprime politika të tilla si: programi për nënat dhe fëmijët. Ndërsa kosniderohen në progres gjithë zotimet që lidhen me rindërtimin.

fushën e digjitalizimit, kulturës dhe administrimit publik nga 10 zotime të programit rezulton se 5 zotime nuk janë ende me veprime të njpoftuara, ndërsa 5 zotime janë në progres zhvillimi. Më të detajuara i shikoni në matërialin e plotë “100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës”.

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të fundit

Turizmi e nis me vrull vitin 2025/ Rritje me 41% e vizitorëve të huaj

Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin 2025 me shifra pozitive. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në...

“Më fal për çdo gjë”, Jozi i rikthehet Loredanës me përqafime (Video)

Në një takim në lavanderi, mëngjesin e sotëm, Jozi bën si shumë i surprizuar kur sheh Loredanën. E fton t’i shkojë pranë dhe e...

Sa të kërkuara janë mallrat “Made in Germany”?

Gjermania ka një pozitë dominuese në eksportet botërore në 180 kategori mallrash. Por ekonomia gjermane nuk mund të konkurrojë me SHBA-në. Po Kina? Sipas një...

Agron Shehaj në “botën e çudirave”

Nga Ilir Demalia Shehaj në Mar-a-Lago, flet nga vila e Trump: Mbështetje për Shqipërinë dhe drejtësinë! A mund të ekzistojë një lajm më absurd se ky,...

Fitonte vetëm 3 dollarë në ditë, sot MILIARDER!/Historia frymëzuese e polakut!

Historia e Tomas Gorny është një frymëzim i madh për realizimin e “ëndrrës amerikane”, një përpjekje e pashembullt për të arritur sukses duke luftuar...

Lajme të tjera

Web TV