Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Datëthemelimi i pasaktë i Universitetit të Tiranës: Pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

Sidomos pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës (1978) deri në vitin 1990 strukturat drejtuese të partisë-shtet në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë mëtonin zyrtarisht dhe publikisht se Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që ndërtonte shoqërinë e re socialiste duke u mbështetur në forcat e veta, duke ecur në rrugë të reja e në shtigje të pashkelura. Por, pavarësisht nga një propagandë e tillë me intensitet në rritje, shteti shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, në formulimin e mjaft ligjeve dhe akteve nënligjore bazohej në legjislacionin përkatës të vendeve perëndimore si Franca, Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. ose në legjislacionin e vendeve ish-socialiste të Lindjes, që ishte më i përafërt me atë të Perëndimit. Për këtë mjafton t’u referohemi dy shembujve. Më 14 mars 1946 Asambleja Kushtetonjëse (më pas është emërtuar Kuvendi Popullor) miratoi dokumentin themeltar: “Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë”, i cili pak vite më pas (1950) është emërtuar “Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë”. Në paragrafin e dytë të artikullit (nenit – Z. D.) 16 dhe në paragrafin e fundit të artikullit 28 të këtij Statuti thuhet përkatësisht: “Kisha është e ndarë nga Shteti” dhe “Shkolla është e ndarë nga kisha” (Gazeta Zyrtare, nr. 19, 19.3.1946: 2, 3). Në literaturën sociologjike dhe juridike të vendeve perëndimore të krishtera termi “kishë” nënkupton organizatat fetare zyrtare të krishtera. Por në shoqërinë shqiptare disafetare të pas Luftës së Dytë botërore, termi kishë nuk pasqyronte korrektësisht edhe organizatat fetare zyrtare myslimane, synitë dhe bektashinjtë.

Aktet nënligjore të miratuara nga strukturat përkatëse të shtetit shqiptar në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 për kualifikimin shkencor pasuniversitar janë mbështetur kryesisht në dokumentet përkatëse të shtetit francez. Ka mjaft dokumente në fondet që menaxhohen nga Drejtoria Qendrore e Arkivave të Shtetit Shqiptar që e vërtetojnë këtë përfundim.

Lëvizja për demokratizimin, e nisur nga studentët në dhjetor 1990, u frymëzua edhe nga parulla e artikuluar shumë dendur nëpër mitingje: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Në të vërtetë kjo parullë e formuluar jo qartë nënkuptonte që shoqëria shqiptare të rimodelohej pothuajse në gjithçka sipas standardeve të shoqërive perëndimore më të urbanizuara. Që nga viti 1991 deri në mesin e vitit 2013 strukturat përkatëse në Republikën e Shqipërisë kanë miratuar një fond të pasur aktesh ligjore dhe nënligjore sipas standardeve më të arrira të vendeve euroatlantike. Por, përvoja jetësore e viteve 1991-2021 tregon se shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur ende ekonomikisht, moralisht dhe sidomos psikologjikisht për zbatimin e standardeve perëndimore në zgjidhjen e problemeve të jetës së përditshme, në modifikimin e modeleve të sjelljes dhe të të konceptuarit të gjithçkaje. Qëndrimi i strukturave politike, partiake e shtetërore, arsimore e shkencore, i shumicës së pedagogëve dhe punonjësve shkencorë ndaj çështjes së datëthemelimit të pasaktë të Universitetit të Tiranës është një dëshmi e qartë e frymës konservative që përshkon veprimtarinë e shumicës së segmenteve të shoqërisë shqiptare të ditëve tona.

  1. Një situatë shokuese

Një ditë të bukur fillim maji 2010 në rruginat e parkut “Rinia” përballë Hotel Dajtit takova një të njohurin tim, Profesor Doktor të nderuar për kontribute në shkencë. Rrjedha e bisedës na çoi edhe te shkrimi që unë kam botuar për problemin e datëthemelimit të Universitetit të Tiranës.

– Unë nuk jam dakord me atë shkrim. Kam qenë pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Universitetit të Tiranës në vitin 1957, sepse në fillim të korrikut të atij viti unë kam mbaruar studimet.

Me shaka i përgjigjem:

– Profesor, ju jeni pa diplomë, sepse nuk mund të përfundosh studimet rreth dy muaj para themelimit të universitetit.

Ai u shokua dhe u skuq deri te veshët. Pa e kuptuar kishte rënë në kurthin e një kontradikte që e dëmton jo pak dinjitetin e Universitetit të Tiranës dhe që ka të bëjë me vitthemelimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në hapësirat shqiptare. Në ngërçin e një paradoksi ose kontradikte të tillë gjenden qindra studentë të diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mungesë të të dhënave të plota statistikore zyrtare të publikuara nga strukturat përkatëse të shtetit shqiptar, vetëm në korrik 1955, në korrik 1956 dhe në korrik 1957 në auditoret e Universitetit Shtetëror të Tiranës u diplomuan në 9 profile 641 studentë, prej të cilave 116 ishin vajza dhe gra (Anuari statistikor i RPSH, 1958, f.156 edhe përllogaritje të autorit). Këta dhe të tjerë u diplomuan pra para datëthemelimit “zyrtar” të Universitetit të Tiranës. Shtrohet pyetja: Pse ende mjaft shqiptarë vazhdojnë të bien në kurthin e kontradiktave të tilla?

  1. Prirje kulturore me kahje kundërperëndimore

Kompleksi i Rozafës ndoshta shpreh në mënyrë të figurshme thelbin e njërës prej prirjeve më problemtike të kulturës shqiptare: prirjen për të vetasgjësuar edhe vlerat më pak të kontestueshme, ose madje të pakontestueshme, të cilat në kulturën shqiptare, së paku krahasuar me shtrirjen e saj hapësinore e numrin e kufizuar të anëtarëve, janë të shumta në rrjedhën e trazuar të mijëvjeçarëve, të shekujve e të viteve. Si një metastazë nga më agresivet e kësaj prirje është edhe përpjekja e ngulët, e vazhdueshme për të mohuar themelet e vlerave, për t’i tërhequr rrënjët e vlerave, nga thellësitë e historisë në periudha të mëvonshme dhe që gabimisht lidhen me emra politikanësh më së shumti pretenciozë, por të dështuar.

Është nga më të emancipuarat dhe më emancipueset prirja e kulturave të vendeve më të urbanizuara të Perëndimit për të vlerësuar e rivlerësuar me realizëm e përgjegjësi qytetare vlerat e tyre, për të nxjerrë në dukje evolucionin e tyre në rrjedhën e kohës, për të saktësuar sa herë është e nevojshme kohëngjizjen e tyre. Në shumë rrafshe mishërimi në praktikë i një prirjeje të tillë shpreh respekt të perëndimorëve jo vetëm për kulturën e tyre, po edhe për kulturat e të tjerëve, sidomos për ato me të cilat kanë pasur më shumë bashkëkomunikime të shumëllojshme e jetëgjata.

Me gjithë dëshirat e përpjekjet për t’iu afruar Perëndimit, shumica e shqiptarëve të qindvjeçarit të fundit në këtë aspekt kanë ecur me vetëdashje ose janë detyruar të ecin në kahje të kundërt të kësaj rrjedhe perëndimore. Ndryshimet e shpeshta të formave të organizimit politik të shoqërisë shqiptare janë shoqëruar edhe me përvetësimin e vlerave të caktuara sociokulturore e arsimore, pra edhe me zhvendosjen e kohës së ngjizjes ose të fillimit të ngjizjes së tyre nga periudhat më të hershme në ato më të vona.

Viktimë e një prirjeje të tillë është edhe mohimi i themeleve të Universitetit të Tiranës, tkurrja e ndjeshme e moshës së tij.

Në dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë numër 2476, datë 3 qershor 1957, për krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës theksohet që në nenin 1: “ Në këtë Universitet shkrihen Institutet Pedagogjik, Politeknik, Ekonomik, Mjekësor dhe Juridik si dhe Instituti i Shkencave” (Gazeta zyrtare, Nr. 9, 10 gusht 1957, f.306). Instituti i Shkencave, i emërtuar fillimisht si Instituti i Studimeve ka funksionuar që nga viti 1946 (Fjalor Enciklopedik Shqiptar 2, 2008, f. 1033. Edhe ky fakt e përforcon idenë se Universiteti i Tiranës është themeluar në vitin 1946. Gjithashtu, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuar nga Akademia e Shkencave të RPSSH në vitin 1985 theksohet se Universiteti i Tiranës “u themelua në Tiranë më 16.9.1957, me bashkimin e disa instituteve të larta të mëparshme” (1985:1134). Madje, edhe në veprën “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” të përgatitur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe të botuar në vitin 2009 (pra katër vite pasi problemi i datëthemelimit të Universitetit të Tiranës është trajtuar në shtyp, thuhet: “Universiteti i Tiranës… u themelua në vitin 1957 mbi bazën e disa instituteve të larta (Institutit të Lartë Pedagogjik, Institutit të Lartë Politeknik, Institutit të Lartë Ekonomik, Institutit të Lartë Mjekësor dhe Institutit të Lartë Juridik). Në vitin e parë akademik UT kishte 6 fakultete…” (Vëllimi i tretë, 2009:2809). Në këto përcaktime pranohet idea se rrënjët e Universitetit të Tiranës shtrihen më thellë në kohë se në vitin 1957. Me thellësi të tilla mburren pothuajse të gjitha universitetet e botës, madje gjithë popujt e botës. Në ceremoninë përuruese të Universitetit Shtetëror të Tiranës merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të strukturave partiake e shtetërore të shtetit shqiptar, përshëndetën edhe rektorë e zëvendësrektorë të universiteteve më prestigjioze të vendeve ish-socialiste të Europës Lindore.

Në shumicën e këtyre përshëndetejve rilevohet qartë krenaria e ligjshme e këtyre përfaqësuesve të shkencës e të arsimit të lartë për jetëgjatësinë e universiteteve të tyre. Në përshëndetjen e tij prorektori i Universitetit të Karlit të Pragës (Çekosllovakia e atyre viteve), veç të tjerash, theksoi: “Universiteti i Karlit në Pragë, më i vjetri universitet në Europën Qendrore, përshëndet vëllanë e vet më të ri, Universitetin Shtetëror të Tiranës…” (Gazeta “Zëri i Popullit”, 17.9.1957: 2).

Ndërkohë, pasi lexoi përshëndetjen e rektorit të Unviersitetit të Moskës akademikut I.C. Petrovski, prorektori Prof. Dr. Gallkin veçoi: “Unë erdha këtu nga Universiteti më i vjetër i atdheut tim dhe jam i lumtur që mund t’i dorëzoj personalisht Rektorit të Universitetit të Tiranës historinë e Universitetit të Moskës në dy vëllime dhe medaljen që doli për nder të 200-vjeçarit të universitetit tonë” (Po aty).

Në këtë ceremoni festive të 16 shtatorit 1957 me siguri ka pasur specialistë me arsim të lartë të diplomuar në Republikën e Shqipërisë, të cilët nuk mund të mos habiteshin pasi kanë marrë pjesë në përurimin e fillimeve të Universitetit pas diplomimit të tyre, ka pasur pedagogë mjaft të nderuar, të cilët nuk mund të mos ndjenin dhimbje, ndërkohë që një ceremoni e tillë, formalisht u mohonte një punë shumë të mundimshme disavjeçare për ngritjen e konsolidimin e arsimit të lartë universitar.

  1. Korrigjim i nevojshëm edhe si ogur i mbarë për korrigjime të tjera

Duke iu referuar përvojave të vendeve të tjera me traditë më të hershme në arsimimin universitar si datë e themelimit të Universitetit të Tiranës, dhe përgjithësisht të arsimit të lartë, mund të konsiderohet pa kurrfarë mëdyshje 20 dhjetori i vitit 1946, data e themelimit të Institutit Pedagogjik të Tiranës. Në ceremoninë e përurimit të këtij institucioni, Ministri i Arsimit Sejfulla Maleshova, një nga njerëzit më të ditur, më të mirarsimuar në hapësirën shqiptare të atyre viteve, mes të tjerash, tha: “Iniciativa e organizimit të shkollave të larta në Shqipëri ka për qëllim të krijojë kuadro të larta në fushën e teknikës dhe të shkencës, të domosdoshme për realizimin e problemeve të mëdha ekonomike e sociale, që qeveria e Republikës Popullore ka shtruar në rend të ditës. Por për të arrirë këtë qëllim kuadrot tonë duhet të jenë kuadro të një tipi të ri, kuadro që të vënë tërë zotësinë dhe diturinë e tyre në shërbim të interesave të masave punonjëse të vendit tonë… Me përpjekjet e përbashkëta të profesorëve, të studentëve dhe të personelit administrativ… ne do ta bëjmë Institutin Pedagogjik një vatër kulturore përparimi në shërbim të interesave të larta të Shqipërisë së re. Shkolla jonë duhet të jetë një institucion avangardë, ku nxënësit dhe studentët duhet t’edukohen me frymën revolucionare të kohës sonë në të gjithë fushat e aktivitetit shoqëror. Kuadro të tillë duhet të formohen në të gjithë shkollat tona, kuadro të tilla duhet të formohen edhe në këtë bërthamë të parë të shkollave të larta që po inaugurojmë sot” (Revista Arsimi popullor, nr.1, 1947: 56-57). Që në ato vite të pastabilizuara të pas Luftës së Dytë Botërore, kur ende përreth kishte shumë gërmadha dhe ndjehej era e barutit të luftës, ministri Malëshova ishte i vetëdijshëm se po mbante fjalën e rastit në promovimin e bërthamës së parë të shkollave të larta, pra në promovimin e themelimit të Universitetit të Tiranës.

Gjatë vitit të parë akademik 1946-1947 në Institutin Pedagogjik të Tiranës studionin 53 studentë, prej të cilëve 15 ishin vajza. Sipas të dhënave statistikore zyrtare, 24 studentë i vazhdonin studimet në sistemin me shkëputje nga puna dhe 29 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna (Drejtoria e Statistikës, 1963: 335).

Në këtë Institut jepnin mësim 13 pedagogë nga më të shquarit e atyre viteve, si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi, Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Aleks Buda, Kolë Paparisto, Islam Zeko, Sotir Kuneshka, Kolë Popa, Pandi Geçi dhe Pashko Geci. Si pedagog i jashtëm jepte leksione edhe Sejfulla Maleshova. Njëri nga studentët e brezit të parë që kanë studiuar në këtë Institut, akademiku i shquar Shaban Demiraj kujton me nostalgji e krenari të ligjshme fjalët e pedagogut të shquar atdhetar, veprimtarit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Kostaq Cipo (1892-1952) në fillimin e orës së parë të mësimit: “Ngritja e arsimit të lartë më ngjall të njëjtat emocione të forta e të papërshkruara si ngritja e flamurit të Pavarësisë së vendit tonë 34 vite më parë, me 28 nëntor 1912”. Qoftë dhe vetëm për faktin se nga auditorët e Institutit Pedagogjik të Tiranës doli gjuhëtari i shquar shqiptar me format europian e botëror, Prof. Shaban Demiraj, ky Institut e meriton plotësisht statusin e të qenit themelvënës i Universitetit të Tiranës.

Lexo edhe :  27 Shtator 1938/ Presidenti Roosevelt apel ndaj Hitlerit për paqe

VIII.4. Pse janë zhvendosur në kohë themelet e Universitetit të Tiranës?

Në literaturën shqiptare veprimtaria e Institutit Pedagogjik të Tiranës është rrethuar me një komplot heshtjeje të shumëfishuar. Natyrshëm lind pyetja: Pse?

Mendojmë se një sfond heshtjeje i tillë është bazuar mbi këto paterica kryesore motivimi.

  1. Në veprën “Socializmi që erdhi nga të ftohtët” Zhan – Pol Sartri ka argumentuar se komunistët nuk kanë histori, sepse ata e mohojnë historinë herë pas here. Ndër të tjera, ai theksonte: “S’ka histori, jo. s’ka kujtesë. Partia e ka edhe njërën, edhe tjetrën, por të falsifikuar” (Sartër, Zh.P., 1986: 203-204). Mjaft fakte e dokumente të shumëllojshme provojnë se përgjatë periudhës së regjimit socialist totalitar (1945-1990) herë pas here në Republikën Popullore të Shqipërisë u mohuan, u nxinë dhe u falsifikuan deri në trajta absurde aspekte e momente të rëndësishme jo vetëm të historisë politike, ekonomike e sociale, por edhe të historisë arsimore e artistike sipas interesave pragmatike të grupimeve të caktuara politike brenda strukturave partiako-shtetërore. Rrjedhojë e një prirje të tillë është zhvendosja në kohë (duke i mohuar kohëfunksionimin) për afro 11 vjet e datëthemelimit të Universitetit të Tiranës, të institucionit të parë të arsimit të lartë në hapësirat shqiptare.
  2. Gjatë viteve 1945-1960 në Republikën Popullore të Shqipërisë u formësua dhe u konsolidua një traditë servile, për të realizuar një analogji formale ndërmjet dukurive e ngjarjeve kryesore në shoqërinë shqiptare dhe atyre përkatëse në ish-Bashkimin Sovjetik, sidomos me përvjetorët jubilarë të Revolucionit Socialist të Tetorit të vitit 1917. Në fjalën përshëndetëse të zëvendëskryetarit të këshillit të Ministrave, Manush Myftiu theksohej: “Ne po e hapim Universitetin në një kohë kur populli ynë, bashkë me gjithë punonjësit e botës po përgatitet të festojë me madhështi 40-vjetorin e Revolucionit të Tetorit…” (Gazeta “Zëri i Popullit” 17.9.1957:2). Vetëkuptohet që data 20 dhjetor 1946, kur u përurua realisht themelimi i Universitetit të Tiranës, nuk përkonte me ndonjë përvjetor jubilar të Revolucionit të Tetorit. Përvjetorë të tillë të një shoqërie të largët në aspektin gjeografik e psikokulturor, si të thuash, shërbenin si shtrati i Prokrustit që gjymtonte, bymente, por më së shumti tkurrte rrjedhën normale të ngjarjeve në vendin tonë, i zhvendoste ato në kohë, i zhvlerësonte duke i paraqitur si kopje të zbehta e në përmasa të zvogëluara të ngjarjeve të një populli tjetër, me të cilin tradicionalisht populli shqiptar nuk ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme e afatgjata.
  3. Në periudhën e regjimit socialist totalitar përgjithësisht ngjarjeve historike u “akordohej” zyrtarisht një shkallë e caktuar rëndësie, vartësisht nga niveli i drejtuesve të strukturave partiako-shtetërore që prisnin shiritin e përurimit të tyre. Përgjithësisht ishin të privilegjuara ato ngjarje historike që përuroheshin nga Enver Hoxha, shpesh atyre u akordoheshin më shumë vlera se ç’kishin në të vërtetë. Mirëpo, kur drejtuesit partiako-shtetëror të niveleve të larta ndëshkoheshin si armiq të Partisë ose të popullit, bashkë me fshirjen e emrit të tyre bëheshin përpjekje për të fshirë nga kujtesa historike edhe ato ngjarje që ishin përuruar prej drejtuesve fatkeqë. Një fat i tillë i keq ka goditur edhe themelimin e Universitetit të Tiranës, i cili u përurua nga Sejfulla Malëshova, anëtar i Byrosë Politikë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Ministër i Arsimit në vitin 1946. Bashkë me ndëshkimin e Sejfulla Malëshovës si element oportunist, antiparti u zhvleftësua zyrtarisht edhe data e themelimit të Universitetit të Tiranës, u zhvendos ajo rreth 11 vite më vonë në kohë, u zëvendësua me datën 16 shtator 1957, e cila përfaqëson një hap cilësor në zgjerimin e konsolidimin e Universitetit të Tiranës, por jo vetë themelimin e këtij Universiteti. Në vitin 1957 Universiteti i Tiranës kishte 6 fakultete, 15 specialitete dhe 45 katedra, në të cilin vazhdonin studimet me dhe pa shkëputje nga puna rreth 5000 studentë (Revista Arsimi popullor, nr. 6. 1957:55). Pra, ai ekzistonte realisht dhe funksiononte vite më parë, pavarësisht se dikush u kujtua ta “përuronte” me rastin e një riorganizimi të rëndësishëm në prag të 40 vjetorit të Revolucionit të Tetorit.
  4. Themelet e Universitetit të Tiranës të rivlerësohen sipas standardeve perëndimore

Përvoja historike tregon se në asnjë vend tjetër të Europës ose të botës, shumë më të madh se Shqipëria, asnjë universitet nuk është përuruar me kaq shumë specialitete e studentë. Për shembull Universiteti i Oksfordit i themeluar në vitin 1187 ose 1188 fillimisht funksiononte si fakultet drejtësie. Deri tani dihet që vetëm tre profesorë jepnin mësim të drejtën kishtare në këtë Universitet në vitin 1190.

Ose Universiteti i Sienës, një nga më të vjetrit e më prestigjiozët e Italisë dhe të Europës është themeluar në vitin 1240 si shkollë e të Drejtës Civile me një numër të kufizuar studentësh. Më vonë këtij Universiteti iu shtua edhe Dega e Mjekësisë dhe akoma më vonë degë të tjera (Charters of Foundations and Early Document of the Universities of Coimbra Groups, 1994:20, 24). Edhe në kohët e mëvonshme universitetet e reja kanë pasur në fazën e parë një, dy pra përgjithësisht pak degë dhe pak pedagogë e studentë. Për shembull Universiteti Kenterber-it i themeluar në qytetin Krajstçerçe të Zelandës së Re rreth mesit të viteve ’80 të shekullit XIX kishte 7 pedagogë dhe 150 studentë. Ndër brezat e parë të studentëve ka qenë edhe fizikanti i shquar Ernest Radhëford (Shkreli, M., 1970:10).

Duke u shmangur nga kriteri perëndimor, sipas të cilit vitthemelimi i universitetit konsiderohet ai i fillimit të veprimtarisë së njërit prej fakulteteve të tij, ne shqiptarët nuk mund të mos zhytemi në një shtjellë kontradiktash absurde, prej të cilave dy rilevohen më qartë:

1) Fakultetet që formojnë Universitetin e Tiranës janë themeluar disa vite më parë se data e themelimit të këtij Universiteti e propaganduar zyrtarisht. Për shembull Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1952, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është themeluar në vitin 1951 etj.

2) Në korrik të vitit 1991 nga Universiteti i Tiranës u veçuan fakultetet inxhinierike, të cilët formuan Universitetin Politeknik të Tiranës. Në se do të zbatohej kriteri shqiptar i politizuar në kohën e regjimit socialist totalitar, vitthemelimi i këtij Universiteti do të ishte 1991. Në Udhëzuesin e Universitetit Politeknik të Tiranës të botuar në vitin 2003, ndër të tjera, shkruhet edhe për kohën e themelimit të fakulteteve. Po citojmë këtë udhëzues: “Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike daton që nga viti 1951, si pjesë përbërëse e Institutit të Lartë Politeknik (f. 315); viti akademik 1951-1952, kur u krijua Instituti i Lartë Politeknik në vendin tonë shënoi njëkohësisht edhe krijimin e fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (f. 418); Fakulteti Elektroteknik, si pararendës i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, u përuruar më 1 nëntor 1951 në përbërje të Institutit Politeknik (f. 222); Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave fillimin e ka në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës, i cili u hap në vitin 1951 (f. 25)”. Në vitin 1990 në Shqipëri punonin rreth 15300 inxhinierë të profileve të ndryshëm të arsimuar përgjatë 40 viteve (1951-1990) në fakultetet inxhinierike të vendit tonë (Drejtoria e Statistikës, 1990: 42, 212; edhe përllogaritje e autorit).

Në se do të bazoheshim në kriteret shqiptare do të mohonim një histori rreth dyzetvjeçare të Universitetit Politeknik të Tiranës, do t’u mohonin diplomat mijëra inxhinierëve që u arsimuan, madje mjaft prej tyre kryen edhe specializime mbiuniversitare në fakultetet inxhinierike, të cilat gjatë viteve 1951-1991 kanë qenë pjesë e Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1991 deri në ditët tona formojnë Universitetin Politeknik të Tiranës. Mendojmë se riorganizime të tilla, sikurse edhe në vendet e tjera të qytetëruara të Perëndimit, nuk duhet të shoqërohen me mohimin e dhjetëra viteve të historisë së veprimtarisë së këtyre institucioneve.

Vetëkuptohet se mohimi i rrënjëve të universiteteve të ndëshkon me qorollepsjen në kontradikta të shumëfishta me rrjedhoja tragjikomike. Vlen të theksohet se në Udhëzuesin e Universitetit Politeknik të Tiranës ka një pohim që i kapërcen kontradikta të tilla dhe hedh dritë deri në thellësi të themeleve të këtij institucioni. Historiku i Departamentit të Fizikës të Universitetit Politeknik të Tiranës fillon me një refleksion korrekt për të kaluarën: “Departamenti i Fizikës e ka zanafillën në vitin 1946 me ngritjen e Institutit Pedagogjik… Sotir Kuneshka, Petrit Velaj dhe më vonë Kleanthi Qendro janë pionierët e parë të fizikës së shkollës së lartë në Shqipëri” (2003:10).

Madje edhe kur ka ndodhur që datëthemelimi i ndonjë universiteti të vjetër të Europës të jetë mjegulluar në rrjedhën e trazuar të disa shekujve më parë dhe të jetë bërë objekt debatimi, gjithnjë është fiksuar data më e hershme në diskutim. Nuk është gjendur ende ndonjë dokument zyrtar që provon me saktësi vitthemelimin e Universitetit të Bolonjës. Megjithëkëtë 1088 konsiderohet si viti kur të mësuarit e nivelit më të lartë të kohës në këtë qytet u bë i pavarur nga shkollat kishtare (Charters of Foundations and Early Document of the Universities of Coimbra Groups, 1994: 18). Përgjithësisht diskutantët priren t’i gjejnë rrënjët e themelimit të universiteteve në thellësi të kohës, e jo t’i shkulin ose t’i nxjerrin ato dhunshëm në sipërfaqe, duke i bërë kështu më anemike. Vetëm në shoqërinë shqiptare ndodh e kundërta, ndërkohë që ka dokumente të pakundërshtueshme, të cilat provojnë vitthemelimin e Universitetit të Tiranës. Në situata të tilla latini i lashtë do të shprehej me habi e pezëm: “O tempora, o mores” (O (ç) kohëra / o (ç) zakone).

Vështruar edhe nga përvoja e universiteteve më të vjetër të Europës, përurimi i 16 shtatorit 1957 shënoi simbolikisht një fazë rritjeje të shumanshme sasiore e cilësore të Universitetit të Tiranës, fryt i përpjekjeve të mëparshme gati njëmbëdhjetëvjeçare të pedagogëve, studentëve dhe të personelit ndihmës. Ristrukturime të Universitetit të Tiranës janë realizuar edhe në vitet e mëvonshme dhe do të realizohen edhe në të ardhmen. Por themelet e kësaj ngrehine të madhe të dijes, të shkencës e të përparimit në vendin tonë janë përuruar me 20 dhjetor 1946. Mendoj që më 20 dhjetor 2021 Universiteti i Tiranës mund e duhet të festojë me krenari të ligjshme 75 vjetorin e themelimit. Besoj, ose, së paku, shpresoj që pedagogët e Universitetit të Tiranës do të përkrahin pa mëdyshje këtë fakt, që vërtetohet nga gjithë praktika botërore e përcaktimit të datëthemelimit të universiteteve. Një korrigjim i tillë në historinë e zhvillimit të arsimit shqiptar do të ishte shprehje e respektit jo vetëm për punën me përkushtim e aftësi profesionale të pedagogëve që hodhën themelet e arsimit të lartë, por edhe për aspiratat e zjarrta të shqiptarëve, për përpjekjet e shumanshme për ta ngritur sa më shpejt, fill pas Luftës së Dytë Botërore, universitetin ose gjithëmësonjëtoren, siç e quante eruditi shqiptar Sami Frashëri. Mendoj se është e nevojshme të ngrihet një obelisk që do të përjetësonte korrigjimin e datëlindjes së Universitetit të Tiranës dhe veprën mjaft të vështirë e fisnike të themelvënësve. Një obelisk i tillë do t’i jepte dritën që i mungon sheshit para Universitetit të Tiranës, do të shënonte një distancim të domosdoshëm, ndonëse të vonuar, nga demonët ndjellaligë të Kompleksit rrënimtar të Rozafës. Shpresoj që ky shqetësim qytetar të mos atrofizohet brenda horizontit të kufizuar të shprehjes së latinëve të lashtë: “DIXI ET ANIMAM SALVAVI” (E thashë dhe shpëtova shpirtin tim). Unë thashë diçka dhe trazova më shumë shpirtin tim të trazuar.

  1. Në vend të mbylljes: A mund të jemi më shumë se gjysmoptimistë?

Disa botime ndër vite të këtij shkrimi i kam mbyllur me shprehjen latine të sipërcituar. Parashtrova shumë argumente në këtë shkrim që mëton të tejkalojë një dhunim që i bëhet historisë së Universitetit të Tiranës, interesave kombëtare të popullit shqiptar, ëndrrave vizionare properëndimore të rilindësve tanë të mëdhenj. Por, për hir të vërtetës, asnjëherë nuk e ndjeva veten të lehtësuar, e aq më pak, të shpëtuar shpirtërisht pas botimit ose ribotimit në gazeta të ndryshme të këtij shkrimi. Shpresat e venitura m’u rigjallëruan kur pashë gjatë vitit 2011 në fasadën kryesore të godinës së Universitetit Politeknik dhe mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pankarta e parulla shumë të mëdha, siç i meriton ky universitet, që njoftonin festimet e 60-vjetorit të themelimit të tij. Strukturat drejtuese të Universitetit Politeknik shkruan te rrënjët e themelimit, që gjenden jo në vitin 1957, por në vitin 1951, kur u themelua fakulteti i parë që përfshihet në këtë universitet. Në vitin 2021 ky Universitet feston 70 vjetorin e themelimit. Po strukturat drejtuese të Universitetit të Tiranës kur do t’i kërkojë rrënjët e veta të themelimit siç bëri Universiteti Politeknik. Nuk besoj të ketë ndonjë pengesë të pakapërcyeshëm, përveç rutinës konservative. Shpresojmë që edhe Universiteti i Tiranës të gjejë sa më shpejt rrënjët e veta, që gjithsesi shtrihen më thellë në kohë se në vitin 1957.

Të fundit

Spiropali vizitë në qendrën e të moshuarve: Ka ardhur koha që pensionet të rriten

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot qendrën e të moshuarve në...

”Po bashkëjetojnë”, Ilnisa tregon për lidhjen me Meritonin dhe planet për të ardhmen

Gazetarja Ilnisa Agolli, e ftuar në “E diela jonë”, foli për shumëçka, duke nisur nga marrëdhënia e saj me Meriton Mjekiqin, raportin e këtij...

Shteti i vetëm europian që nuk ka asnjë stacion treni për udhëtarët

Transporti i njerëzve dhe mallrave në kontinentin europian është i bazuar gjerësisht mbi një rrjet hekurudhor të mirëorganizuar, që mundëson udhëtime të shpejta dhe...

Ja çfarë thotë mënyra si shpenzon paratë për personalitetin tuaj

Mënyra si menaxhoni financat tuaja ka ndikim të madh jo vetëm në qëndrueshmërinë ekonomike, por edhe në mënyrën si e shfaqni dhe përjetoni personalitetin...

“Deputeti që duam”, kryeministri Rama: Dera është e hapur, bujrum kujtdo që do të trokasë

Kryeministri Edi Rama përmes një video në llogarinë e tij në Facebook ka rikujtuar platformën “Deputeti që duam” ku ka bërë thirrje për këdo...

Lajme të tjera

Web TV