2021, viti që nuk ikën pa kosto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U mbyll edhe një vit kalendarik, i cili në politikë shënjoi shumë ngjarje, dy qëndrojnë më aktuale, situata në PD dhe lufta e nxjerrjes së të dhënave personale, ku ende mund të rrezikohet duke dalë të tjera informacione. Tre analistët e gazetës “Fjala”, Roland Qafoku, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj kanë komentuar vitin politik 2021.

Nga Fernada Cenko

Viti 2021 që po lëmë pas nuk ishte i lehtë për politikën shqiptare. Të dyja kampet e mëdha të gjurulldisë politike provuan “sfida” të mëdha, duke përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta. Para dhe gjatë zgjedhjeve të përgjitshme politika shqiptare u përfshi në një diksurs që premtonte vetëm një fund: konfliktin në njërën palë. Ai që tejkaloi normat e lejuara të etikës së Presidentit ishte Ilir Meta, i cili bëri luftën nga maja e piramidës shtetërore në shërbim të partisë që ngjizi dhe rriti vetë. Nuk zgjati shumë ditë dhe gjënë e parë që bëri Kuvendi i vjetër, pra Partia Socialiste bëri shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në Parlament, material i cili ju kalua Kushtetuese për të marrë vendim.

Por ende nuk ka folur… Ambasada Amerikane për të mbrojtur ekuilibrin politik dhe mos i jepte një disfatë të djathtës shqiptare, përkatësisht Partisë Demokratike u tregua e duruar, duke shtyrë me disa muaj shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ky i fundit u mor me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, por pa menduar se gjithë “kariera politike” do të dëmtohej në fund. Lulzim Basha pa pritur e përjashtoi nga grupi parlamentar, por përkohësisht. Berisha nuk i mbajti frenat, por i dha gaz të shpejtë duke bërë një sulm ndaj “birit të tij politik” Lulzim Bashën. Ai shumë shpejt ngriti një organizëm që e quajti “Foltore” dhe veproi direkt në bazë duke i bërë një presion të fortë Lulzim Bashës dhe shprishur gjithçka kishte ndërtuar vetë për të bërë lider Bashën. Madje ai pranoi që gaboi me zgjedhjen e Bashës në krye të Partisë Demokratike, duke kërkuar falje. Por sfida për marrjen e karriges sërish nga Berisha u kthye në luftë verbale, thyerje dyersh, heqje dhe ndërrim bravash si lufta e “të resë” ndaj “të vjetrës” dhe e “vjetrës” ndaj “të resë”. Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar me anëtarësinë e tij, duke marrë logon dhe firmën e Partisë Demokratike zyrtare e duke e kthyer në dy PD paralele.

Elektorati i djathtë u nda sa nga PD-ja e Bashës, sa nga PD e Berishës. Kuvendi i Berishës mori vendim për shkarkimin e Bashës si kryetar nga PD-ja. Dhe për këtë grupimi Berisha i kërkon Bashës që brenda datës 5 Janar të lëshojë zyrën e kryetarit. Basha as ka ndërmend që ta bëjë këtë gjë, por në politikë shumë gjëra nuk janë në dëshirë, por mundësi. Tashëm kemi dy Kuvende kombëtare të thirrur nga Berisha dhe Basha, të cilat me shumë gjasa do të shkojnë në gjykatë. Berisha nuk do i ndahet shkarkimit të Bashës, por dhe Basha deri tani po mundohet të tregojë se nuk ka ndërmend të dorëzohet, të paktën aq lehtë.

Lexo edhe :  Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Trojka e Ambasadorëve kapërceu derën e PD-së duke kuptuar se janë në mbështetje të Bashës, por koha do të tregojë skenaret e të dyve. Ndërsa qeveria Rama dukej e qetë përballë luftës së brendshmë të Partisë Demokratike. Përçarja e PD-së ishte dhë është “karrige rehati” për Ramën. Por në fundin e dhjetorit 2021, Qeveria e cila u investuar në pandemi dhe në rindërtim, i plasi një skandal, publikimi i të dhënave personale të shpërndara nga brenda institucionit të AKSHI-t, të drejtorisë së Tatimeve dhe të Transportit.

Në aplikacionin e Whatsapp, u shpërnda shumë shpejt lista e parë e pagave të janarit për sektorin publik dhe privat, dhe një ditë më pas skandali u rëndua duke dalë edhe muaji prill me një shtesë prej 60 mijë emra qytetarësh, ID dhe paga, dhe në ditën e tretë plasi edhe lista e targave të makinave si dhe emri i poseduesit. Qeveria u dorëzua duke pranuar faktin e daljeve të të dhënave, por sipas kryeministrit Rama nuk mund të zhbëhet. Prokuroria me kërkesë të qeverisë mësyu në tre institucionet, por ende nuk kemim një emër, se kush arriti të nxirrte qeverinë bllof, duke treguar se ruajtja e të dhënave është e pamundur, ndërsa për opozitën është lufta e së nesërmes. Kjo e fundit i ka kërkuar Ramës të japë dorëheqje pas këtij skandali. Ndërsa sistemi i drejtësisë është vënë në lëvizje me tre arrestime të bujshme, ajo e kryetarit të Bashksië Lushnje Fatos Tushe, ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla, dhe ish-ministrit të LSI-së dhe ish deputetit të PS Lefter Koka i cili u arrestuar për skandalin e inceneratorëve. 2022 do të jetë vazhdimi padyshim i 2021, politika vijon, ndërsa shqiptarët presin… Për zhvillimet e këtij viti që po lëmë pas flasin Roland Qafoku, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.

Roland Qafoku: Shqipëria me opozitën më të dobët që nga vitit 1990

Plator Nesturi: Harxhojmë shumë energji për politikë dhe pak për të bërë shtet

Leonard Karaj: Jemi barbarë! Skandali i privatësisë do lëvizte nga themelet çdo shtet europian

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV