Harxhojmë shumë energji për politikë dhe pak për të bërë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Javën e kaluar janë shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale tri lista, dy ku janë afishuar pagat e muajve janar dhe prill të të punësuarve në sektorin shtetëror dhe privat dhe një listë tjetër me targat dhe emrat e subjekteve që e posedonin, duke thyer çdo limit privatësie. A ka kosto qeveria për këtë skandal?

Kostoja për çka ndodhi është për gjithkënd. Nuk është e lehtë, jo thjesht për imazhin e shtetit, që të deklasifikohen të dhëna të cilat realisht duhet të mbrohen me ligj. Prek shumë interesa dhe natyrisht përbën shkelje të të drejtave të qytetarëve. Kjo tregoi se jemi ende shumë vulnerabël përsa i përket mbrojtjes, marrjes së masave dhe nxjerrjes së përgjegjësisë për këtë lloj krimi. Nëse mund të thuhet se dixhitalizimi i të dhënave të qytetarëve është një arritje dhe ecje drejt modernitetit, dhe për këtë qeveria mund të krenohet me të drejtë, nga ana tjetër kemi mangësi. Duket se kemi ecur më shpejt drejt dixhitalizimit ndërkohë që kjo nuk është shoqëruar me mbrojtjen me efikasitet të tyre. Në këtë aspekt shteti ka përgjegjësi pasi të dyja këto aspekte duhet të ecin paralelisht. Shtete të tjera kanë kohë që e kanë kryer këtë process, kanë eksperimentuar madje, ndërsa kanë ecur në rrugën e evolucionit. Por ndërkohë kanë qene shumë të kujdeshmëm për të plotësuar dhe kuadrin mbrojtës ligjor si dhe masat e kontrollit në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje në të. Ne ndërkohë thjesht kemi nxituar të kapim kohën e humbur dhe të kryejmë dixhitalizimin e sistemit, por duke nenvleftësuar masat mbrojtëse.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar skandalin e publikimit të të dhënave personale, por kjo gjë sipas tij nuk ç’bëhet. A ka reguar mjaftueshëm Rama për këtë ngjarje?

Dalja e të dhënave nuk mund të fshihet dhe as të shpërfillet. Është më natyrshme që të përballesh me të duke marrë së pari masa për minimizimin e dëmeve dhe së dyti për nxjerrjen e fajtorëve. Më tej kjo çështje duhet të jetë objekt i analizës së disa institucioneve të cilat duhet të dalin me një product të vetëm për marrjen e masave që këto të dhëna të mbrohen e të mos cënohen dot. Këto masa nuk duhen thjesht në kuadrin ligjor por në aplikimin direkt të sisteme të kontrollit sit ë teknologjisë ashtu dhe atë njerëzor. Kjo rrjedhje të dhënash duhet të shndërrohet kështu në një mësim, për të marrë gjithë masat e duhura dhe më të evoluara për mbrojtjen e tyre. Ndaj çështja e reagimit nuk ka të bëjë me deklaratat e bëra kur rrjedhja e të dhënave ka ndodhur, por me masat e metejshme që ndërmerren dhe efikasitetin e tyre në vijim.

Në gjykimin tuaj kush janë të interesuar të publikohen të dhënat e qytetarëve, ku tashmë nuk ka asnjë “konfidecialitet” me kartat e identitetit, adresën e banimit, pagën që marrin, automjetin që përdorin dhe numrin e telefonit të qytetarëve shqiptarë?

Ajo që mund të thuhet me siguri është se qeveria është ajo më e interesuara që të mos publikoheshin të dhënat e shtetasve të vet. Ka patur deklarata të ndryshme në media për faktin se kush mund ti ketë nxjerrë si dhe arësyet pse e kanë bërë këtë. Që nga segmente të politikës dhe deri te grupe interesi të caktuara. Pa dashur të futemi në qerthullin e supozimeve dhe për të mos abuzuar me arësyetimet se kush përfiton nga kjo, më mirë këtë tia lemë organit të drejtësisë që po e heton. Nuk është e lehtë, pasi nuk është një hetim i rëmndomtë, por që kërkon të bashkëpunohet me ekspertë të fushave të caktuara që kanë të bëjnë si me finacën ashtu dhe teknologjinë. Dhe është për të ardhur keq që tashmë në Shqipëri nuk ekziston një grup operativ i kompletuar që të operojë në hemitin e këtyre çështjeve të veçanta. Të mos harrojmë se gati 9 vite të shkuara kur u bë ndërrimi i kreut të Prokurorisë në 2012, një ndër aktet e para ishte shkrirja e Task Force, e cila ishte një kooperim midis Prokurorisë dhe specialistëve të disa institucioneve të vendit. Ky organizëm, që u bë dhe mebështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, sapo kish kryer specializimin jashtë vendit dhe të prokurorrëve, gjykatësve dhe specialistëve të këtyre fushave për ta bërë sa më funksionale dhe operative këtë njësi që do të merrej kryesisht me krimin ekonomik, korrupsionin, krimin kibernetik etj. Kjo njësi e veçantë, nëse do të ekzistonte, sot pas 9 vitesh do të kish të gjithë kapacitetet dhe përvojëne duhur për ta cuar në krye një hetim kaq të veçantë siç është ai i rrjedhjes së të dhënave dixhitale. Ndoshta ka ardhur koha të rikrijohet. Veçse kemi humbur kohë boll dhe fajtore për këtë është politika.

Lexo edhe :  A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, a qëndron kjo kërkesë? Nga ana tjetër qytetarët e kanë marrë më me “sportivitet”, ku nuk është shënuar asnjë protestë, por vetëm disa reagime në rrjetet sociale. Përse Shqipëria është kaq e pasigurt në ruajtjen e të dhënave personale, pavarësisht investimeve që janë kryer në sistemin digjital?

Opozita nuk zhgënjeu sërish. Veçse harrohet diçka. Më lart u shpreha se përgjegjëse është politika dhe kjo jo për faktin se kush ndodhet në opozitë kërkon dorëheqjen a atij në maxhorancë. Çështja është që në këto 30 vjet hemi harxhuar shumë tepër kohë me luftën politike, dhe i kemi kushtuar shumë pak kohë ndërtimit të shtetit. Ca më keq akoma, kur çdokush që vjen në krye pas zgjedhjeve është i tërbuar pas tundimit për të shkatërruar atë pak që është ngritur nga kundërshtarët politkë kur ata qeverisnin. Nëse do të vijojmë ende me këtë mendësi do të vijojmë të shijojmë dhe për shumë e shumë kohë fundin e klasifikimit evropian dhe do ti bëjmë qejfin gjithkujt që vë në dyshim aftësinë tonë për të bërë shtet. Nëse nuk ndryshon ky mentalitet Shqipëria mund të vijojë të bëhet e pasigurtë jo vetëm në çështjen e ruajtjes së të dhënave, por dhe për ato hapa e arritje që janë siguruar. Dhe këtu përgjegjës jemi të gjithë, së pari shoqëria dhe emancipimi i saj për tu shndërruar në qytetarë që jo thjesht japim votëm por dhe që dimë kujt i besojmë e që kërkojmë llogari për votën e dhënë.

Si do e komentoni vitin 2021, me të paktën dy zhvillimet e mëdha: zgjedhjet e 25 prillit dhe situata në PD?

2021 ishte një vit që pati veçanti të cilat vështirë se mund të mendoheshin më parë. Në 30 vjet pluralizëm nuk kish ndodhur që një forcë politikë të tejkalonte vetveten dhe të arrinte të fitonte mandatin e tretë. Dukej se ish vendosur një kufi i pashkruar që maxhoranacat zgjasnin deri në dy mandate. Dhe e dyta që nuk mendohej se mund të ndodhte kaq papritur ish fakti që partia që nisi këtë proces pluralist para 30 vitesh, tashmë është në prag shpërbërje. Zhvillimet politike ishin vërtet të vrullshme dhe tashmë duket se kemi hyrë në një cikël të ri që përpara ka ende shumë të panjohura. Shkaktari kryesor për këtë cikël të ri në fakt nuk është mandati i tretë i PS, sesa fakti tjetër që PD është në proces ndarje dhe që rrezikon humbjen e peshës së saj politike. Gjithësesi çfarë po ndodh është vërtetimi se sistemi politik në vend është në periudhë krize dhe për këtë duhet një process i thellë shkundjeje , ridimensionimi dhe imazh të ri. Se si do të jetë ky process, nëse do të ketë sukses apo do të jetë anemik, këtë do ta shohim në vitin e ardhshëm, ku nga lëvizjet që do të bëhen dhe bisturia që do të përdoret në këtë oporacion të vështirë, varet se sa e shëndetshme do të dalë nga ky process. E rëndësishme është që tashmë ka filluar, pasi jeta politike ishte shndërruar në një kënetë ku asgjë nuk lëviz dhe ku parimet mbyteshin në baltovinën e mediokritetit. Shpresojmë për mirë, duke shpresuar për këtë vend.

 

 

Të fundit

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë...

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës. Demonstrata e radhës do të mbahet të martën tjetër...

Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Në orën 13:00, do të mbahet një seancë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se avokatët e Berishës kanë bërë...

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”/ Ish-konkurentja e BBVA humb njeriun e zemrës

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP1” si dhe këngëtarja Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një...

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte...

Lajme të tjera

Web TV