Grabitës me armë dhe maska sulmojnë banesën e të moshuarave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orëve të para të ditës së sotme, diku rreth orës 3.30 një banesë në Gjirokastër është sulmuar nga grabitësit. Shtëpia e sulmuar mësohet se ishte e një çifti të moshuarish dhe se ata janë dhunuar dhe janë detyruar të tregojnë se ku janë të gjitha paratë.

Agresorët kanë marrë çfarë kanë gjetur dhe kanë ikur në drejtim të paditur për policinë, ndërsa dy të moshuarat kanë lajmëruar policinë pak kohë më vonë. Ata nga frika se mos grabitësit mund të mos jenë larguar janë vonuar në telefonimin e policisë e për pasojë blutë kanë shkuar në të zbardhur në shtëpinë e sulmuar. Rreth pesë orë pas ngjarjes policia ka dalë me një informacion paraprak për ngjarjen duke treguar fshatin dhe banesën e sulmuar nga grabitësit.

Informacioni i policisë

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka nisur hetimet dhe mësohet se ka mundur të sigurojë disa gjurmë të dy grabitësve, të cilët sipas dëshmisë së dy të moshuarve kanë qenë me maska dhe me armë./Fjala.al

Të fundit

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqe, Celibashi shpërndan mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit. KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët...

Lajme të tjera

Web TV