SHÇBA arreston 5 punonjës policie, lejuan kultivimin e parcelave me kanabis në zonën e Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë punonjës policie në Fier janë arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e parcelave me kanabis. Ndërsa për 3 punonjës të tjerë gjykata ka caktuar masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier në bazë të urdhrit të ekzekutimit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ka ekzekutuar vendimin penal datë 28.12.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër, si më poshtë:
– Komisar E.K., me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– N/Komisar E.V., me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor E.B., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor E.L., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor O.K., me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për punonjësit e mëposhtëm të policisë:
– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
Masat e sigurisë për këtë procedim penal janë nxjerrë në vijim të procedimit penal për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ku pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.
Ndërsa hetimet për punonjësit e strukturës policore, përgjegjës për këtë zonë, vijuan nga strukturat e hetimit të SHÇBA Fier, ku në vijim të procedimit penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa mujore, është bërë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve për këta punonjës policie për veprat penale sipas neneve 238, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Këta punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.
Nga hetimi i këtij procedimi penal është bërë e mundur sigurimi i provave ku janë gjetur disa parcela në vende të ndryshme të hapura dhe të mbjella në disa sipërfaqe të njësisë administrative Poçem, Mallakastër.
Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë.

Të fundit

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 26 parti politike, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë. Tashmë...

Lajme të tjera

Web TV