Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, Rama dhe Veliaj: Do jetë zona më e kërkuar bashkë me Kombinatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar pamjet nga pallatet e reja te ndërtuara në lagjen “5 Maji”, teksa garantojnë se do të jetë një nga zonat më të kërkuara. Rama dhe Veliaj sigurojnë edhe banorët e Kombinatit të prekur nga rindërtimi se dhe banesat e tyre do të kenë të njëjtin standard.

“Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend, do të jetë pas jo shumë vitesh zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”), me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim”, deklaron Rama dhe Veliaj.

Kryeministri dhe Kreu i Bashkisë nënvizojnë se familjet e pastreha do t’i marrin falas banesat e reja. “Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet”, theksojnë Rama dhe Veliaj.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV