Dita Botërore/ Radio, Zogu e solli në Shqipëri në 28 Nëntor 1938

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 Shkurti njihet si Dita Botërore e Radios. Në këtë datë në vitin 1946 Kombet e Bashkuara kanë themeluar radion zyrtare.

Fillimet e veta teknologjia e radios i ka që prej vitit të largët 1830 kur James Clerk Maxwell tregoi në teori dhe forma matematikore sesi valët elektromagnetike mund të udhëtonin në hapësirë.

Transmetimi i parë i sinjalit të radios përmes valëve elektromagnetike u bë nga David Edward Hughes në 1880 që u konfirmua më pas edhe nga Heinrich Rudolf Hertz.

Ndërsa në vitin 1894 shpikësi italian Guglielmo Marconi, ndërtoi sistemin e parë të suksesshëm telegrafik me valë pa tel bazuar në valët Hertz. Marconi demonstroi përdorimin e teknologjisë në ushtri e madje ndërtoi edhe një kompani për zhvillimin e mëtejshëm. Në 1904 teknologjia e tij u patentua nga Zyra Amerikane e Patentave.

Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm që solli një revolucion i quajtur “Epoka e artë e radios”.

Në Shqipëri radioja e parë shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1938 gjatë një ceremonie ku mori pjesë Mbreti Ahmet Zogu. Ai inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri.

Duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve, Mbreti Ahmet Zogu përmes një fjalimi në ambientet e ndërtesës së radiostacionit të Laprakës e konsideroi 28 Nëntorin e vitit 1938 si nisjen zyrtare të Radio Tiranës dhe datën e lindjes së këtij institucioni.

Prej asaj kohe thirrja “Ju flet Tirana” ka 82 vjet që dëgjohet nga shqiptarët në eter, duke na kujtuar se Radio Tirana është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri. Pas saj, në vend u ngritën edhe radiot lokale në Shkodër, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Lexo edhe :  Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Në këtë rrugëtim 82 vjeçar, kanë punuar me dhjetëra gjenerata punonjësish, krijuesish dhe drejtuesish. “Radio Tirana” qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Gjatë sundimit pothuajse gjysmëshekullor komunist, radiot si të gjitha mediat ishin nën kontrollin e regjimit. Ndërsa pas rënies së tij më 1991, liria e mediave u garantua me ligj.

Radiot private veç atyre shtetërore, përfshinë gjithë territorin e vendit. Aktualisht ka 5 stacione radiofonike kombëtare që transmetojnë në Shqipëri dhe 60 radio lokale. Bashkë me to transmetojnë edhe disa radio të njohura botërore të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin demokratik të vendit.

Të fundit

SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja i jep të drejtë Onejda Ymerit: U cenua liria

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës...

Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, nuk shpërndahen tek palestinezët

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të...

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Lajme të tjera

Web TV