Sekuestrimi i 119 kg kokainë në kontejner/ Ja si u kërcënua shoferi: Do të zhduk familjen po hape gojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

119 kg kokainë u sekuestruan nga policia në një kontejner me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Mësohet se shoferi u kërcënua nga persona të armatosur.

“Jemi shteti hapu krahun këtu dhe në sendilen e parë të pasagjerit i ka hipur njeri”.

Kështu u kërcënua nga persona të armatosur shoferi Hasan Saliaj i Zico kompani në Romanat të Durrësit.

Në këtë situatë ai ka hapur krahun në hyrje të një karburanti dhe po rrinte me njërin nga këtë persona i cili i ka thënë se “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”.

Tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontejnerit kanë hapur derën dhe janë futur brenda ku ka ndenjur rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar në kontejner.

Më pas ka zbritur dhe ky personi që ishte në kabinë dhe kanë ikur të katër personat sëbashku në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Ai ka zbritur nga makina dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontejnerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontejnerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të karburant , ku ka hapur krahun më pas.

Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico, të cilëve u ka thënë që ti dërgoni gomat. Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë në Vaqarr, Tiranë.

Ndërkohë për këtë ngjarje janë ndaluar shoferet Hasan Saliu dhe Gezim Kalaja dhe administratori Marso Murataj.

Lexo edhe :  Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Ndërsa policinë e ka njoftuar pronari i kompanisë.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV