Dita e Ujit të Bekuar në Berat, hidhet në lumin Osum kryqi, kapet nga një 26-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e 6 Janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë.

6 Janari, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, ose e njohur në popull si dita e Ujit të Bekuar, për besimtarët beratas është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës, nëpërmjet të cilës ata përkujtojnë pagëzimin e zotit të tyre Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, duke e pasqyruar këtë pagëzim të shenjtë çdo vit në ujërat e lumit Osum.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare, At Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e kambanave të Kishës, iu drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin simbol të kësaj feste.

7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur kryqin. Kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra,banues në lagjen “Goricë” në Berat.

Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 150 mijë lekë (të vjetra). Më pas, ai shkon me kryqin në dorë në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, banorët e të cilave “dorovisin” kryqin e bekuar që mban në dorë i riu. I riu Pirenc Zharra shprehet se ndihet i lumtur, pasi për të është hera e parë që kap kryqin.

Mesazhe urimi në këtë ditë të ujit të bekuar kanë përcjellë edhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe deputeti Nasip Naço.
Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.

Lexo edhe :  Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur shishe me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

Të fundit

Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën...

“Diaspora voton për PD”, Baçi: Protesta e 8 shkurtit do jetë madhështore!

Deputeti i PD Luan Baçi tha se shumica dërrmuese e votave të diasporës janë për të Djathtën. Në një intervistë në News 24, ai...

SPAK në kërkim të diplomës së humbur!

Nga Lutfi Dervishi Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret...

Elton Ilirjani zbulon surprizën e madhe që e pret Parashqevinë pas daljes nga spitali!

Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik, pasi iu nënshtrua terapive një muaj më parë. Krahas fotove...

Meloni dhe sukseset e saj: Jo gjithçka që shkëlqen është flori!

Giorgia Meloni ishte e vetmja kryetare shteti e pranishme në inaugurimin e presidencës së Trump. Është e qartë se ajo është pra e “zgjedhura”...

Lajme të tjera

Web TV