Paralajmërimi i Escobar: S’do hezitojmë të vendosim sanksione për të korruptuarit dhe ata që destabilizojnë rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Washingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin.

Escobar ka thënë se liderët ne Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për aktorë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar.

Ai më tej ka theksuar se “SHBA do të jetë një partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive karshi të ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe NATO si dhe ekonomi transparente dhe dinamike”.

Escobar teksa ka folur për Malin e Zi, ka deklaruar se është irrituese se si politikanë dhe aktorë të tjerë shfrytëzojnë çështjen e identitetit për të fituar pikë politike. Ai thotë se një gjë e tillë pengon përparimin.

 

 

“Është shumë frustruese dhe kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka shtuar Escobar.

SHBA-ja disa ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit dhe Milan Radojiçiçit, ndërsa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës.

Të fundit

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët,...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV