Vjedhje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen 5 persona, dy prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona janë arrestuar nga policia, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e policisë thuhet se falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Burime për Panorama.al bejne te ditur se te arrestuarit jane Bilbil Lluka dhe Eduardo De Francesco të arrestuar në Hungari dhe Itali. Gani Abazi dhe Viktor Gaço janë kapur nga strukturat e DVP Gjirokastër dhe Altin Koçeku nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 Tiranë

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar B. Ll., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bazë të informacioneve për vendndodhjen e tij në shtetin e Hungarisë.

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit italian E. F., 56 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lexo edhe :  Miu i arave po bën kërdinë në Maliq

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. K., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të kasafortave në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar më 12 dhjetor u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Të fundit

Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britani, shpëton gruan nga përmbytjet (VIDEO)

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai...

SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet

Një grup i udhëhequr nga miliarderi dhe ish-pronari i Los Angeles Dodgers, Frank McCourt, ka bërë një ofertë zyrtare për të blerë TikTok nga...

A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?

Zef Brozi Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë...

Paundi pëson rënie, euro “ngrin”/ Kursi i këmbimit, 10 Janar 2025

Sot, më 10 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë, mbeten pas prodhuesit kinezë

Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me markat e veta, Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in përfshihen...

Lajme të tjera

Web TV