Novak Djokovic u ndalua të hyjë në Australi për turneun e Australian Open, “shpërthen” babai i Miriam Canit: Është shqiptar, por nuk e pranon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit të bujshëm se tenisti me famë botërore Novak Djokovic si pasojë e një problemi në dokumentacionin e tij nuk mundi të hyjë në Australi për të marrë pjesë në turneun e Australian Open, ka patur reagime të shumta.

Agim Cani, babai i këngëtares Miriam Cani i cili jeton në Gjermani, përmes një statusi në facebook ka reguar ashpër ndaj tenistit me famë botërore.

Ai ka publikuar një foto të Novak Djokovic me të atin duke thënë se mbiemri i tenistit është Gjoka dhe ai është shqiptar.

Por sipas Canit, Djokovic e mohon një gjë të tillë, duke marrë pjesë edhe në turmat etnike serbe dhe deklaron se Kosova është Serbi.

Më tej, Cani shton se Djokovic flet 6 gjuhë të huaja, por jo shqip. Ndërsa i ati i tij, Xherdani, flet një shqipe perfekte.

 

STATUSI I PLOTË

“E shikoni kete foto… Eshte Novak Gjoka me babain e tije Xherdan Gjoken…( alias Srdjan Djokoviç ) … Ky gjakprishur jo vetem qe nuk thote jam shqiptar , por ben pjese ne turmat cetnike serbomadhe dhe deklaron se Kosova eshte serbe… Dje duke pire nje birre me miq gjerman u hap debati per te , se tv po jepte lajmin e bllokimit te tije ne Australi dhe ndalimin per tre vite te hyrjes ne kete vend. Kujton se eshte ne Beograd ky birbo mendjemadh… Nejse me fakte ju tregova se eshte shqiptar dhe pa pasione e me fakte biseda u zhvillua ne rrugen qe desha une. Flet mbi 6 gjuhe te huaja , por shqip jo. Xherdani , babai i vet flet shqip perfekt se eshte shqiptar. Nuk eshte katastrofe. Shqiptaria e Shqiperia do jetoje edhe kur Novaku te mos jete me. Novaku ndoshta dhe nuk ka faj. Faj kane prinderit. Babai i vet , Xherdani… Nuk eshte nacionalizem te duash Atdheun tend . Eshte patriotizem. Patrioti don vendin e vet dhe respekton fqinjet. Ps… Kur mendoj femijet e shqiptareve te Heidelbergut qe me ta mund te komunikosh vetem gjermanisht , dhe prinderit e kane te dy shqiptar them sa keq… Sa turp per keta prinder….”

Lexo edhe :  Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

 

Të fundit

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

1. Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht...

“Amerika do të japë më shumë viza pune!” Elon Musk një mbështetës i madh i H-1B

Miliarderi Elon Musk, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX, u zotua të mbrojë me vendosmëri programin e vizave H-1B për punonjësit e huaj të...

Nga klima te shkenca dhe rikthimi i frikshëm i Trump/ Ngjarjet që do shënjojnë vitin 2025

Faqja e internetit Nature ka bërë një pasqyrë të objektivave kryesore që do të formësojnë mjekësinë, politikat klimatike dhe të shëndetit publik, astronominë dhe...

Mbi 170 viktima nga rrëzimi i avionit, shefat e kompanisë dalin në publik me kokë ulur

Drejtori i Përgjithshëm i linjës ajrore Jeju Air, avioni i të cilës u rrëzua duke shkaktuar 176 viktima  (te konfirmuara der me tani) në...

Tiranë/ Të rinjtë konfliktohen me sende të forta, sherri nisi në Tik Tok, një i lënduar

Një sherr i  nisur në rrjetet sociale ka përfunduar në përleshje fizike me sende të forta mes një grupi të rinjsh në kryeqytet. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV