“Situata te PD mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje”, Rama: Basha-Berisha janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç e kishte njoftuar më herët, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë mesditë një bashkëbisedim online me demokratët, lidhur me protestën e dhunshme të zhvilluar dje te selia e PD.

Për kryeministrin Rama dje u zhvillua një ngjarje mesjetare në mes të Tiranës, ku dy palë të ndara përgjysmë, njëra brenda e tjetra jashtë godinës, ishin gati edhe për gjakderdhje, që të merrnin kështjellën.

“Janë të dy pa asnjë mesazh politik, pikë e zezë. Ajo që përbën në fakt të vërtetën, është që këta dy personazhe janë e njëjta mbetje, e ndarë përgjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme e pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Arsyeja pse jam sot këtu për të folur me demokratët, nuk janë këta të dy. Në sytë e mi, jo si kundërshtar i tyre, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që e ka ndjekur historinë politike të këtij vendi nga shumë afër në pozicione të ndryshme. Këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra.

Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë. Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz. Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti.

Lexo edhe :  Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

 

 

Një kacafytje barbare. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës.

Sulmet e të dy palëve ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtete të hidhur se të dyja këto kufoma politike që kanë marrë peng PD-në janë shumë larg kulturës së shtetit, kulturës së ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje politike e ndarë përgjysmë. Njëra më e vjetër, njëra më e re, por e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetër apo e re është e njëjta biologji po asgjë tjetër”, tha Rama.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV