Në prag të 80-vjetorit të lindjes/ Robert Ndrenika rrëfen kohët e vështira në diktaturë: Hera e parë kur ngrita kokën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika, këto ditë, pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes. Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai i drejtohet gazetares së “News 24”, Fatmira Nikolli, duke treguar 2 anekdota nga jeta e tij.

E para kishte të bënte me faktin kur duhej të priste në radhët e gjata të ushqimeve në kohën e regjimit komunist, e se si familjet e dëshmorëve arrinin të pozicionoheshin më mirë në radhë. Ndërsa një anekdotë tjetër, kishte të bënte me ja dy momente, kur aktorit i është dashur të reagojë.

“Gazetares Fatmira Nikolli! E dashur mikja ime Fatmira…Këto ditë ti më kujtove se unë paskam 80 vjetorin e lindjes…shumë shpejt kaluan këto vite…Sikur ka qënë dje më duket dita mbas luftës dytë…isha fëmijë kur mëma më linte të mbaja radhën për ushqime…mbesa ime Ana nuk e di…po ti a di se çështë radha e ushqimeve ??? Pra ku e lamë…te radha…një burrë…një grua…një familje dëshmori…Nga që kisha zili këta që ishin familje dëshmori se i mirrnin ushqimet më shpejt erdha në shtëpi dhe i thashë babait…Pse nuk u bëre dhe ti dëshmor ??? Babai më tha një nga ato llafet që i quanim të pista dhe unë nuk e zgjata ! Eh moj Fatmira…12 vjeç isha kur na vdiq J.Stalini dhe në sheshin Skënderbej ramë gjunjë…ndërkohë unë u ngrita për të parë se çbëhet ??!!

Kur dëgjoj nga mbrapa britma…ulu…ulu…dhe që atë ditë të marsit 1953 (përveç nja dy rasteve) nuk e ngrita më kokën ! Po çfarë ishin këto raste do të thuash ? Njëri rast ishte i fillim vitit 1973 kur në ILA një ekip i KQ kërkonte ti gjente rrënjët e veprimtarisë armiqësore të F.P. dhe K.S. këtija të fundit i thanë ke zbutur luftën e klasave duke marrë në punë Ndrenikën që është reaksionar…KS u përgjegj…Po punon mirë Ndrenika ! Ndërkohë ai kretari i ekipit i tha K.S. Uëëë po pse punoka kaqë mirë ???(me demek se ka mizën nën kësulë!) Në atë moment unë kam lënë nam duke ulëritur nga vendi…Punoj mirë nga frika !!! Ky është rasti i parë i krye ngritjes time o mikja ime…”, shkruan Ndrenika.

Të fundit

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Nga analizat e AKU për helmimin e 17 fëmijëve të kopshtit nr.1 të Gramshti, ka rezultuar se vezët ishin të kontaminuara me salmonelë.

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Lajme të tjera

Web TV