U qëllua me breshëri plumbash/ Kush është Gentjan Bejtja, ish-polici që u përfshi në vrasjen e kryekomisarit Lamaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona u shfaqën papritur të plagosur me armë pasditen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Një prej tyre është Gentjan Bejtja, 41 vjeç, nga fshati Larushk i Fushë-Krujës. Por ky nuk është një emër i panjohur pasi rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me eksploziv në vitin 2016.

Bejtja, një ish-polic i burgut të Fushë-Krujës është gjithashtu një emër i njohur për policinë. U bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij.

Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).

Të dy vodhën makinën e llojit “BMW” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015.

 

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV