Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës, ‘harron’ sulmin e militantëve: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Albana Vokshi, edhe pse ishte vetë e pranishme në protestën e 8 janarit dhe pa se si militantë e Sali Berishë me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e dritaret e selisë blu, ka hedhur akuza se në fakt dhuna është bërë nga njerëzit e Bashës me gaz lotsjellës dhe policia e Ramës.

Zhgënjimin më të madh Vokshi duket se e ka pasur me gratë demokratë deputete që sipas saj kanë përkrahur Bashën dhe kanë heshtur para kësaj dhune dhe nuk e kanë denoncuar atë.

Në fund Vokshi thekson se PD është shtëpia e demokratëve dhe se Sali Berisha është e vetmja shpresë për ndryshim.

“Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhembur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambientet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jonë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambiente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrige, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

Lexo edhe :  Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

– Turp për ju që çuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet.  E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vetëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët të cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.”, shkruan Vokshi

Protesta e 8 janarit precipitoi që në nisje të saj me dhunë, ku militantë të Sali Berishës me vare, lopata dhe çekiçë në duar hapën dyert e blinduara dhe thyen dritaret e gjithçka gjetën brenda. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe  sulmi ndodhi nga njerëzit e Bashës që ishin brenda selisë blu.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV