Firmoset marrëveshja, Rama: Do të kemi një qendër kombëtare për sigurinë kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka firmosur një marrëveshje për forcimin e sigurisë kibernetike në vend me kompaninë amerikane “Jones International” drejtuar nga James Logan Jones Jr. Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se qendra kombëtare për sigurinë kibernetike se do të ngrihet së shpejti, duke e cilësuar si investim të rëndësishëm.

Sipas tij ky sistem do të jetë një vlerë e shtuar edhe për NATO-n në fushën e mbrojtjes. Kjo marrëveshje vjen pas skandalit të publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të cilin kreu i qeverisë e cilësoi edhe si mësim.

“Është kënaqësi që ne të kemi mundësinë të bashkëpunojmë me ju duke shfrytëzuar të gjithë eksperiencë dhe dashamirësinë tuaj ndaj vendit tonë. Projekti ynë është shumë ambicioz dhe prania juaj na e lehtëson.

Këtu nuk është thjeshtë çështja për të ndërtuar sisteme sigurie, por një sistem tërësor sigurie, që të ketë mundësi të ofrojë një vlerë të shtuar edhe për NATO-n. Në kohën ku jetojmë, shansi i vendeve më pak të zhvilluara është i panjohur në histori, falë teknologjisë. Si për paradoks, moszhvillimi i mjaftueshëm kthehet në avantazh dhe teknologjia në shans për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme.

Ne vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpunimi me ju, për të adresuar dhe sfidën e madhe të ngritjes së një qendre të madhe kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Që të jetë në shërbim të ushtrisë sonë dhe të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile. Duke pasur ndihmë, kurajën tuaj për të mos pasur frikë për të parë larg ne do t’ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie, duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve. ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e të dhënave personale, një ngjarje që nga ata që kanë ndodhur në të gjithë vendet më të zhvilluara, por që na jep edhe mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike që duhet të jemi të mbrojtur, por janë edhe sulmet nga brenda nga persona të infiltruar dhe të paguar. Prandaj unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë”, deklaroi Rama.

Të fundit

Sulmi izraelit godet ndërtesë banimi në Teheran/ 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari...

Françeska Murati, rrëfim personal/ Si është të rritesh e paragjykuar në një vend të huaj?

Françeska Murati ishte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, përballë kureshtarëve të vegjël ku tregoi për fëmijërinë e saj në Londër. Me zërin që...

Presidenti Barack Obama i buzëqeshur në skenë, me dorën e djathtë të shtrirë nga publikut

Nga Tressie McMillan Cottom Për ata që i kushtojnë vëmendje dhe që shqetësohen sadopak për dinjitetin njerëzor, kaosi politik dhe paqëndrueshmëria sociale e administratës Trump...

Asnjë avion në Lindjen e Mesme, qielli bosh në Izrael, Iran, Irak, Jordani dhe Liba

Mijëra udhëtarë në mbarë botën po përballen me anulime të shumta të fluturimeve prej ditës se premte, kur Izraeli nisi sulmin ndaj Iranit. Kjo video...

Kundërshtim nga presidentja në ikje/ Këshilli Kombëtar shpall të pavlefshme zgjedhjet

Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin...

Lajme të tjera

Web TV