Rritja e çmimeve/ Braçe: Domaten ia marrin bujkut 50 lek/kg, në Tiranë e shesin 150 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Braçe deputeti i Partisë Socialiste shkruan i shqetësuar për rritjen e çmimeve në vend. Ai thotë se këto para nuk i marrin bujqit, por tregtarët.

Deputeti Braçe merr shembullin e domates dhe thotë se ajo i merret bujkut për 50 lek/kg në Lushnjë, kurse në Tiranë tregtarët e shesin 150 lek/kg.

“Është fakt; çmimet e ushqimeve janë rritur! Kush mendon se të ardhurat nga çmimet e rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marrë gjithë jetën, në mos me pak!

Kush ble domate sot me çmim 150 lekë, duhet të dijë se domatja më e mirë sot, tani, në Lushnjë e Divjakë, kushton 50 leke për kilogramë, kaq! Këtë merr bujku dhe po i fitoi 5-7 lekë për kilogramë është i lumtur! 100 lekë nga Lushnjë/Divjaka në Tiranë është grabitje”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Shkrimi i plotë:

Eshte fakt; cmimet e ushqimeve jane rritur! Kush mendon se te ardhurat nga cmimet e rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak!

Kush ble domate sot me cmim 150 leke, duhet te dije se domatja me e mire sot, tani, ne Lushnje e Divjake, kushton  50 leke per kilograme, kaq! Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur! 100 leke nga Lushnje/Divjaka ne Tirane eshte grabitje

Per tregtaret; tatimi nuk ka ndryshuar,  cmimi i energjise nuk ka ndryshuar, cmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale per punetoret e ngarkim shkarkimit nuk ka ndryshuar (per ata qe kane nje magazine a dyqan); Ka ndryshuar vetem cmimi i karburantit nga 168-183 leke/liter; Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge!

Lexo edhe :  Flutura Açka distancohet nga Berisha: Jam e turpëruar nga VIDEO e tij për Altin Dumanin

A justifikon ky shpenzim shtese 100 leke per kilogram domate?! Kurre! Thene kete, dua te jem i qarte; Qeveria nuk cakton cmime (entet rregullatore po); por qeveria ka detyre te ndale grabitjet me cmime te padrejta! Cmimet e drejta nuk jane komunizem, sic mendon dikush!

 

Të fundit

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

“Dumani kampion i antikorrupsionit”, Berisha: Çmim ka marrë dhe Rasputini i Ramiz Alisë

Sali Berisha nuk ka ndalur sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani edhe në studion e Debat. Ish-kryeministri komentoi...

Lajme të tjera

Web TV