Omicron/ Manastirliu pret homologun nga Kosova: Forcojmë survejancën ndërkufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit.

Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.

“Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, për sa i përket dy Instituteve reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, për të garantuar që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve” tha Manastirliu.

Një tjetër pikë që Manastirliu e konsideroi me rëndësi gjatë bashkëbisedimit me homologun nga Kosova ishte bashkëpunimi në fushën e telemjekësisë.

“Besoj se edhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve përsa i përket eskperiencave që lidhen me kërkimin klinik, projekteve të përbashkëta, artikujve të përbashkët për raste specifike, të vështira, duam t’i tregojmë jo vetëm brenda nesh, por edhe jashtë kufinjve tanë. Do të duhet që t’i përdorim këto instrumenta digjitalë që kemi në dorë për të mundësuar më shumë afërsi me njëri-tjetrin, më shumë shpejtësi informacioni dhe sigurisht një kanal informacioni i cili të siguron që çdo gjë që transmetohet të jetë e ruajtur, siç duhet dhe nga ana tjetër e çertifikuar me të gjitha parametrat”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se do të forcohet bashkëpunimi mes dy shërbimeve të Neurologjisë së dy vendeve, duke çelur kështu një erë të re të krijimit të qendrave të përbashkëta të ekselencës, këtej dhe andej kufirit.

“Do të doja që të ndaja me ju një tjetër iniciativë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ne do ta marrim shumë shpejt së bashku, që është pikërisht bashkëpunimi mes dy Klinikave Universitare të Neurokirurgjisë, si qendra ekselencë, për shërbime të nivelit të lartë”, bëri me dije Manastirliu.

Lexo edhe :  Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

Një ndër pikat e diskutimit gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave të shëndetësisë së dy vendeve, ishte edhe krijimi i një instrumenti të ri, siç është auditimi klinik, që synon rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, përmes kontrollit të cilësisë.

“Po ndërtojmë një instrument të rëndësishëm, instrumentin e auditimit klinik në Shqipëri. Ligji për shërbimet e kujdesit shëndetësor na përfshin në krijimin e këtij mekanizmi të ri të auditimit klinik. Ne jemi duke hapur një thirrje për profesionistët e shëndetësisë për të aplikuar, për t’u bërë auditues klinik dhe për të siguruar që protokollet mjekësore realizohen ashtu sikurse janë të miratuara dhe sigurisht me synimin e rritjes së cilësisë së shërbimit. Këtë thirrje publike ne do ta bëjmë gjithashtu edhe për Kosovën, për mjekët e Kosovës, pra shkon përtej kufijve duke ftuar edhe profesionistët në Kosovë, por gjithashtu edhe profesinistët në Tetovë të Maqedonisë së Veriut”, tha Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, në fjalën e tij e vuri theksin tek unifikimi i protokolleve të përbashkëta shëndetësore dhe që bashkëpunimi të jetë në shumë nivele.

“Bashkëpunimi mund të jetë në shumë nivele e një prej atyre është të kemi ligjet përkatëse përafrim ndaj BE, në fushën e Shëndetësisë; krijimin e qendrave ekselente klinike edhe shkencore, për të konkuruar për projekte të SHBA dhe BE bashkë; krijimi i një platforme të përbashkët për edukimin post-diplomik të mjekëve tanë. Edhe unë mendoj që na duhet një grup punues që mban dhe përcjell të gjithë këto pika”, tha Latifi.

Takimi mes dy delegacioneve të Ministrive të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës vjen në kuadër të implementimit të marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Të fundit

Pasuria marramendëse e gruas së Eldi Dizdarit/ 9 prona në Dubai me vlerë 17.8 milion euro

"Antwerp, Dubai", shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy vende si pikat kryesore ku...

Trump “rikthen” Guantanamon: Kriminelët më të këqij “do t’i degdisim” në Kubë!

Ka kaluar vetëm pak më shumë se një javë nga marrja e detyrës, dhe Donald Trump e “shkundi” vendin me urdhrat e tij ekzekutivë. Presidenti...

16-vjeçarja lind foshnjën në banesë,më pas fsheh trupin e pajetë të porsalindurit në kovë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano të Italisë, me një 16-vjeçare, e cila lindi në apartament foshnjën dhe më pas...

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik, BE dhe NATO në gatishmëri

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e katërt të...

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV