As Zoti s’e sjell dot sot Bashën në pushtet, më 8 Janar i dha Ramës mandatin e 4-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Ish-lideri i demokratëve Sali Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike nga “pinjolli politik”, Lulzim Basha. A është fundi i Berishës në PD apo do vijojë luftën me Bashën dhe faktorin ndërkombëtar?

Personalisht nuk më intereson shumë e tashmja apo e ardhmja e afërt e Sali Berishës, por është fakt i pakundërshtueshëm se mbështetja që ka ende ky politikan tek demokratët, është mbresëlënëse. Nga PD-ja janë larguar me hir apo linçim shumë figura të tjera (Patozi, Imami, Topalli, Bregu, Selami, etj, etj), por asnjëri prej tyre nuk e ka pasur staturën dhe peshën që ka fjala e Berishës tek kjo parti. Jo pa qëllim, edhe shpallja e tij “non grata” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit duket se ka qenë e mirë-menduar me të gjithë faktorët e brendshëm. Sipas të gjitha analizave në referencë të veprimeve dhe deklaratave të palëve politike, dilet në deduksionin se SHBA nuk do të kishin ndërmarrë një vendim drastik ndaj Berishës sikundër është “non grata”, pa pasur më parë edhe aprovimin apo mbështetjen e dyshes Rama-Basha. Do të kishte qenë gafë ose e pakonceptueshme që diplomacia amerikane të ndërmerrte vendime të këtij lloji, që më pas mund të rrezikonin që të mos gjenin zbatim. Ndaj edhe në rastin konkret garancia e ture ka qenë më së shumti Lulzim Basha. E kam thënë edhe më parë se ëndrra e këtij të fundit, që nga korriku i 2013 kur mori drejtimin e PD-së, ka qenë vetëm një: largimi i Berishës, me qëllim që të mund ta drejtonte partinë pa hijen e atij që fali gjithë karrierën politike. Thënë këtë, të gjitha lëvizjet e Bashës gjatë 2021-it të bëjnë të besosh fort se ky i fundit jo vetëm që e ka ditur se Berisha do të deklarohet “non grata” nga SHBA, por me shumë gjasa, është investuar që kjo gjë të ndodhë. Të gjitha negociatat mes Bashës dhe Berishës për 6 muaj me radhë përpara zgjedhjeve të 2021, që ish-lideri i kësaj force të mos ishte më në listën për deputetë. Mënyra që zgjodhi Basha në fushatën elektorale, ku gjithçka rrotullohej rreth kryetarit dhe asesi rreth partisë, çka rezultoi totalisht e gabuar. Ngutja e madhe direkt pas zgjedhjeve që të rikandidonte për kreun e partisë, duke përfituar në kohë nga mbështetja e Berishës, pavarësisht se, si askush tjetër përpara tij, kishte humbur në zgjedhje për herë të katërt. Mosbërja e një analize të humbjes së zgjedhjeve, qoftë edhe sipërfaqësore, vetëm e vetëm që të ruante “status-quo” në parti. Qëndrimet dhe deklaratat ambigue gjatë verës, dhe deri tek vendimi totalisht personal, i pakonsultuar me askënd në parti, i 9 shtatorit, tregojnë qartë se synimi primar i tij ka qenë largimi i Berishës dhe jo fitimi i zgjedhjeve. Por, nga ana tjetër unë besoj fort se Berisha dhe pjesa e atyre deputetëve që e mbështesin, do të vijojnë të jenë aktivë si në parlament dhe në jetën politike të vendit, çka me shumë gjasa do të ndidhet edhe nga ajo që e konsideron vehten si opozita e vërtetë, por që në fakt është minorancë e minorancës. Kësisoj, për mendimin tim, ata që kanë fërkuar duart kur mëngjesin e 10 janarit mësuan lajmin e përjashtimit të Berishës nga PD-ja, do të duhet të zhgënjëhen, pasi duke filluar nga kjo javë, në Shkodër, Berisha pritet që të tundë fort skenën politike shqiptare.

Më 8 Janar, a mund të themi se u shkrua ndarja e PD-së? A do të krijojë Berisha një parti të re?

Teorikisht jo, praktikisht po. Mund të themi se më 8 janar ishim (unë të paktën), dëshmitarë të funeralit të PD-së. Nga ajo ditë kjo forcë politike ekziston vetëm në letër, pasi praktikisht është në një kaos total, ku edhe mbijetesa mund të themi se është në dyshim të madh. Unë nuk besoj gjithsesi që Berisha do të krijojë parti të re, kjo edhe për shkak të egos së tij personale. PD-ja ka qenë fëmija i tij, ndaj një lider i fortë sikundër Berisha do ta kishte për ofendim të madh krijimin e një partie tjetër (shto edhe faktin se kryetarllëkun ia fali vetë ai, z.Basha, gjë të cilën zor se do ta kapërdinte). Por, për mua më shumë sesa kjo gjë, më intereson e ardhmja e opozitës. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar klithmat e Bashës dhe të atyre sahalëpirësve që i rrinë nga pas, për një erë të re në PD. Unë nuk e kuptoj me çfarë guximi tentojnë sërish këta personazhe të gënjejnë në radhë të parë militantët dhe më pas edhe ata që mund të jenë potencialisht votues të djathtë. PD-ja nuk fitoi dot zgjedhjet në 25 prill teksa përballë kishte qeverinë më të korruptuar të këtyre 30 viteve të fundit. Nuk fitoi edhe pse kishte koalicionin më të madh të mundshëm. Nuk fitoi duke pasur në krah edhe LSI-në. Imagjinoni tani sesi Basha dhe të tijtë do mundin Ramën, kur drejt 2025-ës shkohet me partinë e përgjysmuar për shkak të përplasjes me Berishës. Pa aleatët, të cilët dukshëm janë kundër Bashës. Pa LSI-në, e cila me 99.99% në 2025 do bëjë sërish koalicion me PS-në. Me probleme të shumta tek forumi i të rinjve, forumi i gruas dhe me shumë militantë të larguar tashmë nga Shqipëria, pas zhgënjimit që pësuan në 25 prill. Si mund të fitojë kjo PD…(?!!) Për mendimin tim demokratët, sidomos ata që besojnë ende tek Lulzim Basha, duhet të hapin njëherë e mirë sytë dhe të vlerësojnë faktet. Në kushtet aktuale Lulzim Basha dhe shpura e tij nuk vijnë në pushtet edhe sikur edhe vetë Rama të bëjë fushatë për ta. Është e pamundur pasi, është fakt se sot e gjithë ditën Basha është një nga njerëzit më të urryer në pjesën më të madhe në PD. Madje me gjasa edhe më i urryer se Rama. Mjafton të shikosh se në çdo status që nxjerr kreu i PD-së ka me mijëra komente ofenduese, denigruese ndaj tij për të kuptuar frymën mbytëse që ekziton rreth figurës së tij. Si mundet që një person i tillë të drejtojë fushatën e demokratëve dhe të fitojë përballë Ramës?! Shanset janë realisht zero, absolutisht zero. Në këto kushte edhe Zoti të punonte për Bashën, përsëri PD nuk do mund të vinte në pushtet. E vetmja zgjidhje do të ishte që sot Basha të pranonte zgjedhjet brenda partisë, të konkuronte ndaj cilido kundërshtatari, qoftë ky edhe Berisha dhe nëse do të fitonte atëherë, PD-ja do kishte shanse reale ringritje. Në të kundërt, dështimi në kushtet aktuale është i vulosur katërcipërisht. Dhe ndoshta për Bashën kjo gjë nuk është ndonjë problem, pasi është i vetmi kryetar opozite që pasurohet në opozitë dhe në çdo rast bashkqëverisjen nën rrogoz me Ramën mund të bëjë edhe publike, por për demokratët do të ishte një tragjedi hamletiane.

Lexo edhe :  “Unsere Heimat”

Për herë të parë Berisha shkoi në Prokurori, pikërisht për “të vetët”, për dhunën ndaj godinës dhe ndaj demokratëve brenda selisë. A do i shpëtojë kësaj here Berisha ligjit?

Berisha sipas mendimit tim nuk mund të fajësohet për dhunën më 8 janar. Gjithçka që ndodhi atë ditë është vetëm dhe vetëm për shkak të mbylljes totale dhe marrjes peng të selisë së PD-së nga Lulzim Basha. Gjithçka ishte e programuar nga dyshja Basha-Rama, me qëllim që godina të shkatërrohej mjaftueshëm sa të dukej në sytë e botës si dhunë nga Berisha dhe më pas të ndërhyhej me polici sikundër ndodhi për mbajtjen e “status-quo”. Paçka nga sa deklaron Basha dhe të tijtë, 8 janari do të hyjë në histori si dita kur një kryetar partie i shkarkuar, uzurpoi me forcë selinë dhe shkaktoi përplasje mes militantëve, vetëm dhe vetëm për karrigen e tij. Çarja e madhe që ndodhi atë ditë i dha Edi Ramës, de fakto mandatin e katërt qeverisës. Asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edi Rama ftoi për një bashkëbisedim demokratët që mbetën në “ajër”. A është kjo ironi e tij apo…Në këtë situatë Ramës i nevojitet një PD e përçarë që të zgjasë në kohë konflikti mes tyre, apo i nevojitet opozita “pa konflikte” dhe institucionale për koperturë?

Rama është në ditët e tija më të bukura dhe të mira të mbretërimit në këtë vend. Ai ka luksin të qeverisë si të dojë. Të vjedhë. Të mashtrojë. Të bëjë ironi therëse sikundër bëri me demokratët më datë 9 janar. Madje edhe të ndryshojë regjimin politik në këtë vend. Jam i bindur se nëse do ti shkonte ndërmend që ta kthente Shqipërinë nga Republikë Parlamentare në monarki të trashëgueshme, me ndihmën e “vasalit” të tij në PD, do ta realizonte pa pikë problemi. Në këtë gjendje është sot Shqipëria, kjo jo vetëm për shkak të arrogancës dhe korrupsionit galopant të qeverisë së Rilindjes. Jo vetëm për shkak të isos që i mbajnë edhe ndërkombëtarët kësaj të fundit. Por edhe për shkak të një opozite, që vetëm e tillë nuk mund të quhet, përderisa qartazi është aneksi i guzhinës së Ramës.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV