“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, Rama në përvjetorin e FRESSH: Vendimet e politikës i prekin të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në 30 vjetorin e themelimit të FRESSH.

Kryeministri Edi Rama mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën dhe u shpreh se ajo është e domosdoshme për sigurinë dhe për mbarëvajtjen e jetës shoqërore.

“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, thotë Kryeministri, teksa shton se vendimet e politikës i prekin të gjithë.

Rama: Siç do të ishte njeriu pa shpirtin ashtu do ishin njerëzit pa bashkësinë politike. Përpara se politika të lindte njerëzit nuk merrnin e nuk jepnin dot me njëri tjetrin. Për tu marrë me zgjidhjen e përbashkëta të problemeve që të vetëm nuk i zgjidhnin dot. Politika mbledh të gjitha diskutimet, çdo nivel në një klasë, në një lagje, në një komunitet, në fshat, në një vend, në të gjithë botën, duke u kthyer edhe një herë te platoni, harmonia e shpirtit të njeriut janë pjesë e të njëjtit veprim të pandërprerë, në këtë që përcaktohet si jeta mbi tokë, një udhëtim që nis kur lindim dhe mbyllet kur ndryshojmë jetë. Ja pse politika konsiderohej si një masë natyrale e njeriut. I pari e ka thënë Aristoteli se politika është ajo që dallon njeriun nga qeniat e tjera.

Një kafshë politike. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Ishte politika që ja dha mundësinë të krijojnë bërthamën e parë të shoqërisë. Ekziston përpara demokracisë dhe formimit të shteteve, të cilët falë politikës mundësuan që njerëzit e zakonshëm të përfshihen në hapësirat e politikës. Kush thotë nuk dua të merrem me politikë gënjen veten, sepse nuk kupton që politika merret me të, se vendimet e politikës e prekin atë, në çdo kontekst. Të hyn pa të marr autorizim në jetën tënde, është në jetën e gjithsecilit. Gabojmë kur ja kthejmë krahët politikës për shkak të këtij këndvështrimi kaq të ngushtë, si një rrjedhojë e një presion negativ.

Të fundit

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Vetëm pak orë para dasmës, forcat izraelite vrasin fotoreporteren e Gazës

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku...

Lajme të tjera

Web TV