Ministrja gjermane para vizitës në Tiranë: Shqipëria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada gjermane në Tiranë zbardh mesazhin e parë të ministres së Shtetit, Anna Lührmann, e cila zhvillon nesër vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku në fokus të diskutimeve është pikërisht integrimi drejt BE-së

Në mesazhin e saj para udhëtimit drejt Tiranës e Shkupit, ministrja gjermane për Evropën ka deklaruar se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, ndaj dhe sipas saj, duhet të nisin menjëherë bisedimet.

Mesazhi i publikuar nga ambasada gjermane:

Ministrja e Shtetit Anna Lührmann u shpreh si më poshtë rreth udhëtimit të saj në ?? Shkup dhe ?? Tiranë në datat 17 dhe 18 janar 2022:
„Gjermania mbështet seriozisht perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE: Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian duhet të nisin menjëherë. Të dy shtetet i kanë përmbushur kushtet për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Ne kemi dhënë fjalën. Për rrugëtimin e mëtejshmën drejt Bashkimit Evropian vazhdon të jetë me rëndësi vendimtare vijimi me vendosmëri i reformave dhe qeverisjes së mirë.“
Ministrja e Shtetit Anna Lührmann do të qëndrojë në datat 17 dhe 18 janar në Shkup dhe Tiranë për të zhvilluar biseda politike.
Në Shqipëri Ministrja e Shtetit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, zv.Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Megi Fino si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Rrjetit Rinor Rajonal RYCO Albert Hani. Në fokus të shkëmbimit gjatë bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit në ?? Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministrja e Shtetit Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile për të biseduar ndër të tjera rreth mbrojtjes së klimës. ??️???

Lexo edhe :  Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV