Veliaj me sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve: Ta kthejmë këtë vit në një mundësi për të promovuar Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë është një ftesë e hapur për të gjithë sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve, që këtë vit të organizojnë sa më shumë aktivitete në mjediset e tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me sipërmarrës të këtyre bizneseve për të ndihmuar jo vetëm në promovimin e kryeqytetit, por edhe të ekonomisë locale, duke shfrytëzuar vitin kur Tirana është epiqendra e të rinjve europianë.

“Në vitin e Rinisë ne po operojmë si ‘Open Source’, ku secili merr logon e Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe organizon aktivitetin e tij. Pra, të funksionojmë si burim të hapur, ku secili harton një program të caktuar. Edhe ky takim është një ftesë dhe një mundësi për të bashkëpunuar që ky vit të kthehet në një promovim për Tiranën, por edhe sipërmarrjet tuaja,” u shpreh Veliaj.

Ai e vuri theksin sidomos te lokalet e natës, ku sipas tij, gjenerohet edhe një pjesë e madhe e ekonomisë së kryeqytetit.

“Sot shumë njerëz e konsiderojnë biznesin e natës si diçka argëtuese, por jo domethënëse. Ndoshta, sepse nuk e dinë faktin se në këtë industri punojnë 10 mijë vajza dhe djem; nuk janë vetëm barmenët dhe kamerierët, por është një pjesë e madhe njerëzish që nuk shfaqen, si kuzhina, siguria, higjiena, taksitë, etj., pra është një reaksion zinxhir. Kur shikon sa i madh është ky zinxhir, atëherë e kupton se çfarë peshe ka në ekonominë e vendit,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i ftoi sipërmarrësit të shënojnë në kalendarin e tyre një aktivitet, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet më të mëdha kulturore të vitit që ka planifikuar bashkia, si koncerti i Malumës, apo koncertet e dy këngëtareve Dua Lipa dhe Rita Ora.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

“Në 14 mars kemi Malumën në Tiranë. Po flasim me Dua Lipën dhe Rita Orën për të parë datat e tyre të mundshme. Por, përveç eventeve të mëdha, do isha shumë i lumtur të shikoja edhe disa evente më të vogla nga ju,” tha ai.

“Ne kemi hapur një thirrje për projekte deri në datën 28 janar, ku jemi të gatshëm të financojmë një nga lokalet që do organizojë një “street party”, një restorant që sjell një event degustimi; pra, jemi shumë të gatshëm të financojmë evente që sjellin në vëmendje bizneset tuaja,” e mbylli Veliaj fjalën e tij

Të fundit

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin. Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar...

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit. Babai i...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

Lajme të tjera

Web TV