Lajm i fundit/ Eksploziv banesës së vëllait të Enver Stafukës, i rrëmbyer 7 vite më parë nga 3 ‘policë’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Mësohet se tritoli është vënë në derën e shtëpisë së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës.

Lënda plasëse është vënë në derën e shkallëve të një objekti tre katësh ku ka disa biznese por në katin e 3-të banon Naim Stafuka me familjen.

Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt 2015. Ai dyshohet se ka qenë personi që vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamaj.  Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës 48­-vjeçari i atëhershëm Stafuka merret me forcë nga tre persona të veshur si policë dhe të maskuar. Kanë mjaftuar vetëm 50 sekonda që grabitësit të neutralizojnë 48-vjeçarin teksa aty afër ka ardhur në automjet tip “Golf” në bagazhin e të cilit është futur Stafuka.

Makina më pas është nisur në drejtim të autostradës, ndërsa kanë qenë të afërmit ata që kanë njoftuar forcat e policisë për këtë ngjarje.

Të fundit

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë lekë”/Policia vë në pranga 5 persona në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Pesë persona kanë marrë peng një 68-vjeçar dhe kanë telefonuar bashkëshorten e...

Triumfi i PSG ndaj Arsenalit, Luis Enrique: “Mund të kishim shënuar më shumë”

Luis Enrique i gëzohet një fitoreje të çmuar në “Emirates”, e cila e bën më të lehtë detyrën e skuadrës së tij pas një...

Begaj uron kryeministrin kanadez/ Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot urimet për Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje. Përmes një postimi në platformën X,...

Lajme të tjera

Web TV