21 Janari/ 11 vjet peng mes politikës dhe drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

11 vjet pas vrasjes së katër protestuesve para kryeministrisë, drejtësia ende nuk ka shkuar në vend. Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria e tij e ka shlyer pjesën e detyrimit me dëshmorët e 21 janarit, duke punuar për Reformën në Drejtësi. Ai ka akuzuar Berishën dhe Bashën si përgjegjësit e ngjarjes së rëndë.

 U bënë 11 vjet nga tragjedia e 21 Janarit ku humbën jetën 4 qytetarë dhe ende nuk ka një emër nga drejtësia se nga kush u vranë dhe kush urdhëroi të hapej zjarr. Edhe pse qeveria Rama, asaj kohe në opozitë premtoi drejtësinë për katër jetët që u humbën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sërish familjarët janë në kërkim të drejtësisë. Për tetë vitet e pushtet qeveria dhe drejtësia shqiptare nuk kanë ende një emër se kush i vrau dhe me urdhërin e kujt u vranë. Pas 11 viteve kemi të njëjtën pasqyrë kujtimi, lule në bulevard. Kryeministri Edi Rama është parë edhe dje i shoqëruar nga familjarët e viktimave të vendosnin lule në vendin ku u gjetën katër të vrarët. Pavarësisht që drejtësia nuk u bë, Rama tha se e ka shlyer këtë me Reformën në Drejtësi.

Rama akuza Bashës e Berishës

Kreu i qeverisë akuzon kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si fajtorët e vërtetë për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011. Rama theksoi se ata që sulmohen sot në Partinë Demokratike, duke ju referuar Bashës e Berishës, asokohe të dy ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm. “Pashë komentatorë mbrapa bravës duke thënë se fajin shpesh, qysh në krye të herës por përsëri, se fajin e kam unë, se i thirra njerëzit në protestë ndërkohë që nëse nuk ndalemi te kriminelët që tërhoqën këmbëzën, fajtorët e vërtetë për ato vrasje, ndodhen njëri mbi ‘Foltore’ që do të marrë SHQUP-in dhe tjetri që fshihet pas bravave”, tha Rama. Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim. “Unë nuk shoh asnjë arsye për të menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për Reformën në Drejtësi e cila përgojohet për ditë nga kundërshtarët e saj, armiqtë e saj, foltore më foltore, bravë më bravë, por që është guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë drejtësi. Për herë të parë është vënë një gur themeli për drejtësinë në Shqipëri dhe këtë gur e ka vënë kjo parti në pushtet. Mua mund të më shfryheni sa të doni, i mirëpres të gjitha, por nuk mund të më kërkoni llogari për 30 vjet e as mund të kërkoni të pamundur, funksionimin e plotë të drejtësisë kur akoma nuk është tharë boja në Reformën në Drejtësi. Kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet burrë për 4 vjet. Po pastrohet llumi i paparë në Sistemin e Drejtësisë”, tha Rama. Kryeministri Rama theksoi se fajtorët e vërtetë janë të lirë, madje japing shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës, duke ju referuar protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.  “Protestuesit u shpërndanë në disa pika larg objektit të rëndësisë së veçantë më 21 janar 2011. Degradoi në disa djegie, por larg kryeministrisë e cila nuk u prek nga askush dhe asgjë. Besoj se shumëkujt mund t’i kujtohet që ka qenë e rrethuar me gardh, dukej si një vilë e madhe private e pasanikëve ish-sovjetikë, dhe jo si pallati i një qeverie demokratike. Asnjë shishe me benzinë nuk e kaloi gardhin, apo asnjë zjarr nuk e përpiu pemën pranë derës”, tha Rama.

Lexo edhe :  Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

Drejtësia

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë. “Homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve”, tha Rama.

Përgjigje ndaj Metës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje edhe Presidentit Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t’i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç’bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë ‘tallje’ për ata që shkojnë dhe i marrin. “Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës”, tha ai. Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës, asokohe PS-ja gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt. Edhe në këtë përvjetor të 11-të kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën.

Homazhet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku 11 vite më parë u vranë në protestë Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Sikurse çdo vit, kreu i qeverisë i shoqëruar nga familjarë të viktimave dhe anëtarë të kabinetit, ka vendosur lule në vendin ku u vranë viktimat e protestës së socialistëve, asaj kohe në opozitë. Më herët, kryeministri shkroi në Facebook se drejtësia vonon, po nuk harron. Ai thekson se vrasja e 4 protestuesve kërkon drejtësi. “Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan kryeministri Rama. Vitin e kaluar, prokuroria ka rihapur hetimet për vrasjet e 21 janarit, pas kërkesës së Policisë së Tiranës, ndërsa familjarët kërkojnë ende drejtësi.

Të fundit

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Lajme të tjera

Web TV